Luftërat në hapësirën e ish Jugosllavisë (1991-2001) janë karakterizuar nga shkelja masive e të drejtës ndërkombëtare humanitare. Në mesin e atyre 130.000 personave, të cilët e kanë humbur jetën, numrin më të madh e përbëjnë civilët. Rreth katër milion e gjysmë kanë ikur ose kanë migruar, derisa 40.000 janë zhdukur. Mbetjet mortore të numrit më të madh të personave të zhdukur gjatë luftërave në hapësirën e ish Jugosllavisë janë gjetur në varreza masive.
Falë përpjekjeve të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), janë gjetur mbetjet mortore të rreth 70% prej 31.500 personave të zhdukur në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ende bëhen kërkime për mbetjet mortore të 1.800 personave të zhdukur gjatë luftës në Kroaci dhe 1.700 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Përpjekjet për t’u gjetur dhe identifikuar edhe personat e tjerë të zhdukur janë duke vazhduar. Duke e pasur parasysh kohën, e cila ka kaluar që nga përfundimi i konfliktit, ndriçimi i fatit të personave të zhdukur përbënë sfidë gjithnjë e më të madhe.
Burimin kryesor të njohurive mbi personat e zhdukur, në mungesë të dokumentacionit gjyqësor, e përbëjnë deklaratat e dëshmitarëve.
This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.
© Glas Žrtava