Një nga karakteristikat e luftërave jugosllave (1991–2001) ka qenë ekzistenca e një numri të madh të vendeve të paraburgimit, në të cilat janë mbajtur kryesisht civilët, në mesin e të cilëve ka pasur edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.
Disa prej këtyre vendeve të ndalimit kanë qenë nën kontrollin e ushtrive zyrtare, të cilat kanë marrë pjesë në konflikte, derisa disa të tjera kanë qenë jozyrtare, pothuajse me karakter privat, me fjalë të tjera, nën kontrollin e grupeve lokale ushtarake ose paramilitare. Kanë dalluar edhe për nga kohëzgjatja e funksionimit , numri i të ndaluarve, i cili ka lëvizur prej disa personave deri në disa mijëra persona, si dhe destinacioni dhe llojllojshmëria e objekteve, të cilat kanë shërbyer për mbyllje: burgje dhe shtëpi korrektuese, kazerma, stacione policore, shkolla, salla sportive, objekte industriale dhe afariste, objekte të mallrave bujqësore, objekte hoteliere dhe shtëpi private.
Në shumicën e vendeve të ndalimit, të formuara gjatë kohës së luftës në territorin e ish Jugosllavisë, kanë ndodhur shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës dhe të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare. Në to janë shënuar vrasje, dhunime, rrahje dhe torturë e të paraburgosurve si dhe mbajtja e tyre në kushte çnjerëzore dhe të rrezikshme për shëndetin.
This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.
© Glas Žrtava