Suharekë/Suva Reka

Në orët e mëngjesit të datës 26.3.1999, policët e rregullt rezervistë të DPB të Suharekës i kanë rrethuar shtëpitë familjare të familjes Berisha në Suharekë/Suva Reka, në të cilat nga muaji dhjetor i vitit 1998 e deri në datën 20.3.1999 ka qenë i vendosur Misioni Verifikues i Kosovës i OSBE-së. Dy tanke të mëdha janë vendosur mbi shtëpinë e Vesel Berishës, me tytat e drejtuara në drejtim të shtëpisë së Shyrete dhe Nexhat Berishës.

Shtëpia ku ndodhej zyra e OSBE-së

Policët, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Slagjan Çukariqi, Mirosllav Petkoviqi dhe Radovan Tanoviqi, iu kanë urdhëruar familjarëve të dalin nga shtëpia e Vesel Berishës. Burrat janë ndarë nga gratë dhe nga fëmijët. Fatime dhe  Lirije Berisha nuk kanë dashur të shkojnë pa djalin e tyre, përkatësisht bashkëshortin dhe, së këndejmi, kanë mbetur. Aty janë vrarë: Nexhat, Bujar, Sedat, Faton dhe Fatime Berisha. Trupat e tyre pastaj janë bartur te shtëpia paraprakisht e djegur e Faik Berishës, ku janë djegur.

Anëtarët e mbijetuar të familjes  Berisha, gratë, fëmijët dhe burrat, janë nisur, duke vrapuar, drejt Qendrës Tregtare.  Sllagjan Çukariqi, Radovan Tanoviqi, Mirosllav Petkoviqi dhe edhe tre policë të tjerë, kanë shtënë në drejtim të tyre, duke u kujdesur që askush prej tyre të mos ik.

E kanë qëlluar Nexmedin Berishën, të cilin bashkëshortja e tij Lirija, e cil aka qenë në muajin e tetë të shtatëzanisë, e ka tërhequr drejt Qendrës tregtare. Nexmedini, nga plagët e shkaktuara, ka ndërruar jetë, kurse Lirija, me kushërinjtë e tjerë ka hyrë në picerinë „Kalabrija“ në Qendrën Tregtare.

Policët, pastaj, kanë hapur zjarr në njerëzit të cilët kanë qenë në piceri. Dëshmitari K-83 e ka parë se si Sllagjan Çukariqi dhe Radovan Tanoviqi i kanë hedhur dy granata në piceri. Janë vrarë së paku 44 civilë, prej të cilëve së paku 16 fëmijë të moshës deri 15 vjeç, kurse të tjerët janë plagosur rëndë. Velibor Veljkoviqi ka qenë në mesin e pjesëtarëve të policisë, të cilët trupat nga piceria i kanë ngarkuar në kamionë, në njërin prej të cilëve tashmë ndodheshin trupat e disa anëtarëve të familjes Berisha të vrarë në Rrugën e Reshtanit. Jashar Berisha është vrarë para picerisë, pasi që e ka parë se kamionët po mbusheshin me trupat e kushërinjve të tij. Kamionët janë nisur në drejtim të Prizrenit. Shyretja, Vjollca dhe djali i saj, Gramos Berisha, të cilët kanë qenë të plagosur, por ende të gjallë, kanë kërcyer nga kamioni që po lëvizte drejt rrugës për Prizren.

Veshje, këpucë, sende personale dhe dokumente të viktimave

Mbetjet mortore të anëtarëve të vrarë të familjes Berisha janë gjetur në poligonin e pushkatimit në komunën e Prizrenit dhe në varrezën masive në qendrën për stërvitjeje të NJSA në Batajnicë afër Beogradit në Serbi. Atë ditë, në Suharekë/Suva Reka janë vrarë së paku 50 civilë.

I lidhur

Shyrete Berisha

Nexhat, Bujar, Sedat, Fatime dhe Faton Berisha Shqiptarë të Kosovës nga Suhareka/Suva Reka. Policët serb e kanë vrarë Nexhat Berishën, bashkëshort i Shyrete Berishës, me

»

Halit Berisha dhe Dëshmitari K-83

Jashar Berisha Shqiptarë i Kosovës nga Suhareka/Suva Reka, punëtor në pompë të benzinës. Është vrarë në datën 26.3.1999, para picerisë në Suharekë/Suva Reka, pasi që

»