Suharekë/Suva Reka

Shyrete Berisha

Nexhat, Bujar, Sedat, Fatime dhe Faton Berisha

Shqiptarë të Kosovës nga Suhareka/Suva Reka.
Policët serb e kanë vrarë Nexhat Berishën, bashkëshort i Shyrete Berishës, me plumba në shpinë, në datën 26.3.1999, kur pjesëtarët e forcave serbe i kanë rrethuar shtëpitë e familjes Berisha në Suharekë/Suva Reka. Në të njëjtin vend janë vrarë Bujar, Sedat, Fatime dhe Faton Berisha. Trupat e tyre pastaj janë hedhur në shtëpinë e djegur, në të cilën janë djegur.

Mbetjet mortore të Nexhat, Bujar dhe Sedat Berishës janë varrosur në Suharekë/Suva Reka, në varre individuale në varrezat e familjes Berisha.

Mbetjet mortore të Faton dhe Fatime Berishës janë zhvarrosur në varrezën lokale në Suharekë/Suva Reka, janë identifikuar me anë të analizës së ADN-së dhe i janë dorëzuar familjes.

 

Lirije dhe Nexmedin Berisha

Shqiptarë të Kosovës nga Suhareka/Suva Reka, qift bashkëshortor.
Kur pjesëtarët e DPB të Suharekës/Suva Reka para shtëpisë së familjes Berisha e kanë urdhëruar ndarjen e burrave nga gratë dhe nga fëmijët, Lirije Berisha, e cila ka qenë në muajin e tetë të shtatëzanisë, nuk ka dashur të ndahet nga bashkëshorti i saj, Nexmedini.

Pjesëtarët e DPB të Suharekës/Suva Reka e kanë plagosur Nexmedin Berishën, i cili ka ndërruar jetë nga pasojat e plagosjes derisa bashkëshortja e tij po e tërhiqte, duke ikur drejt Qendrës tregtare. Lirije Berisha është vrarë në piceri.

Mbetjet mortore të Lirije dhe Nexmedin Berishës dhe të fëmijës së tyre të palindur janë zhvarrosur nga varreza masive në Batajnicë, janë identifikuar me anë të analizës së ADN-së dhe i janë dorëzuar familjes.

 

Altin (11), Herolinda (13), Majlinda (15) dhe Redon (1) Berisha

Fëmijë të Nexhat dhe Shyrete Berishës. Janë vrarë në piceri në Suharekë/Suva Reka në datën  26.3.1999. Trupat e tyre pastaj me kamionë janë transportuar në një lokacion tjetër.

Mbetjet mortore të Herolindë, Majlindë dhe Redon Berishës janë zhvarrosur nga varreza masive në  Batajnicë pranë Beogradit, janë identifikuar me anë të analizës së ADN-së dhe i janë dorëzuar familjes.

Mbetjet mortore të Altin Berishës nuk janë identifikuar deri në muajin korrik të vitit 2021.

 

Vjollca dhe Gramos (8) Berisha

Shqiptarë të Kosovës nga Suhareka/Suva Reka, nënë dhe djalë. Krahas Shyrete Berishës, të vetmit të mbijetuar të masakrës në piceri. Kanë kërcyer nga kamioni në lëvizje e sipër, i cili po i transportonte trupat, dhe kështu kanë shpëtuar.

 

I lidhur

Halit Berisha dhe Dëshmitari K-83

Jashar Berisha Shqiptarë i Kosovës nga Suhareka/Suva Reka, punëtor në pompë të benzinës. Është vrarë në datën 26.3.1999, para picerisë në Suharekë/Suva Reka, pasi që

»

Suharekë/Suva Reka

Në orët e mëngjesit të datës 26.3.1999, policët e rregullt rezervistë të DPB të Suharekës i kanë rrethuar shtëpitë familjare të familjes Berisha në Suharekë/Suva

»