Shtabi i UÇK-së në Jabllanicë/Jablanica

Shtabi i parë i UÇK-së në zonën e Dukagjinit (Dukađin) është themeluar në Jabllanicë/Jablanica dhe Gllogjan/Glođane në muajin shkurt të vitit 1998.

Štab OVK u Jablanici/Jabllanicë

Në krye të shtabit ka qenë Lahi Brahimaj. Nga muaji prill e deri në fund të muajit gusht të vitit 1998 zona e Dukagjinit (Dukađin) ka qenë nën kontrollin e UÇK-së. Në muajin qershor dhe korrik të vitit 1998 në kuadër të shtabit të UÇK-së në Jabllanicë/Jablanica ka funksionuar edhe burgu në të cilin janë mbajtur së paku  nëntë të paraburgosur  –  katër shqiptarë, për shkak të dyshimit se po bashkëpunonin me serbët, një serb, tre malazezë dhe një boshnjak, identiteti i të cilëve nuk është vërtetuar. Burgu dhe shtabi i UÇK-së në Jabllanicë/Jablanica kanë pushuar së funksionuari në datën 2 ose 3 gusht të vitit 1998, kur forcat serbe e kanë marrë kontrollin mbi Jabllanicën/Jablanica.

Të paraburgosurit në periudha të ndryshme janë mbajtur në dy dhoma të ndara të një shtëpie njëkatëshe – gjashtë të paraburgosur, në mesin e të cilëve edhe Dëshmitari 6 dhe Nenad Remishtar (Nenad Remištar), në dhomën në të cilën ka pasur shumë pak dritë, sepse dritarja ka qenë e mbyllur me dërrasa, kurse nuk ka pasur as poq, ndërsa Skender Kuçi, Pal Krasniqi dhe Dëshmitari 3 në dhomën fqinje. Pranë asaj shtëpie është gjendur objekti, në të cilin kanë qenë kuzhina për ushtarët e UÇK-së dhe zyra, si dhe hapësira në të cilën ka qenë i paraburgosur Dëshmitari 6, dhe në të cilën në datën 13 qershor të vitit 1998 është sjellë Nenad Remishtari. Në afërsi ka qenë shtëpia e komandantit të shtabit, Lahi Brahimit, në të cilën janë takuar komandantët e UÇK-së, kurse ka ndodhur që edhe ushtarët të kalojnë natën aty.

Lahi Brahimaj, Nazmi Brahimaj, Hamza Brahimaj, Naser Brahimaj dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së kanë shkuar në ambientet, në të cilat janë mbajtur të paraburgosurit dhe i kanë rrahur me grushte, me shkopinj bejsbolli dhe sende të tjera, ndërsa disa i kanë therë me thikë. Disa të paraburgosur nuk kanë mundur të pinë ujë si dhe as të ushqehen, kurse i kanë kryer edhe nevojat fiziologjike në hapësirën, në të cilën kanë banuar. Për shkak të goditjeve në kokë, të paraburgosurit shpesh e kanë humbur vetëdijen.

Dëshmitari 3, i cili ka qenë i paraburgosur në hapësirën me Skender Kuçin dhe Pal Krasniqin, ka ikur përmes dritares. Skender Kuçi ka vdekur nga pasojat e të rrahurave. Pesë të paraburgosur, në mesin e të cilëve edhe Nenad Remishtari, për herë të fundit janë parë në objektin e paraburgimit.

 

 

I lidhur

Dëshmitari 6

Nenad Remištar Serb nga Kosova, polic i komunikacionit në Gjakovë/ Đakovica. Pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrëmbyer në datën 13 qershor të vitit 1998 në

»