UÇK-ja, nga muaji maj e deri në muajin shtator të vitit 1998 e ka organizuar dhe udhëhequr qendrën e paraburgimit në Drenovac/Drenovac, në territorin e komunës së Rahovecit/Orahovac, në të cilin i ka mbajtur të ,,izoluar“ shqiptarët e Kosovës të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet serbe.
Është përbërë nga shkolla njëkatëshe dhe ambientet e administratës komunale larg rreth 500 metra nga shkolla, që kanë funksionuar si shtab i UÇK-së. Të paraburgosurit janë mbajtur në bodrumin e shkollës, i cili e ka pasur vetëm një dritare të vogël dhe i cili, përndryshe, ka shërbyer për ruajtjen e thëngjillit. Në përdhes ka qenë zyra e komandantit të policisë ushtarake, Gani Paqarizit, të quajtur Rreziku, në të cilën janë sjellë të dyshuarit e arrestuar për hetime. Selim Krasniqi, i quajtur Çeliku ka qenë zëvendës i tij deri në muajin korrik të vitit 1998, kur forcat serbe e kanë vrarë Paqarizin, kur edhe Krasniqi është bërë komandant.
Shtabi i UÇK-së është përbërë nga korridori, në të cilin ka qenë policia, dhe tri ambiente – në njërin ka qenë ushtria, në tjetrin, zyra e komisarit politik/sekretarit të UÇK-së, Bedri Zyberit, kurse në ambientin e tretë janë mbajtur të paraburgosurit. Polici ushtarak, Agron Krasniqi i ka burgosur të paraburgosurit dhe e ka kryer funksionin e rojës.
Nëpër qendrën e paraburgimit kanë kaluar së paku 12 të paraburgosur të identifikuar. Viktimat janë marrë nga shtëpitë e tyre, si në rastin e Murat Rrustemit, ose iu kanë urdhëruar që të paraqiten në shtab të UÇK-së, kur edhe janë burgosur. Disa janë mbajtur kur kanë shkuar në shtab të UÇK-së për të kërkuar anëtarët e zhdukur të familjeve, të tjerë janë ndaluar në rrugë dhe janë sjellë nga automobilat e tyre, derisa të tjerët janë burgosur kur janë përpjekur për t’iu bashkuar UÇK-së. Hidaj Popaj është burgosur kur ka shkuar për t’u dorëzuar në këmbim për djalin e tij, Muharremin.
Murat Rrustemi
Shqiptar i Kosovës nga Drenovci/Drenovac, konduktor.
Në datën 10.6.1998 tre pjesëtarë të policisë ushtarake të UÇK-së e kanë marrë nga oborri i shtëpisë me një automobil pa tabela dhe e kanë çuar në bodrumin e shkollës në Drenovc/Drenovac, ku është paraburgosur me Hazer Tarjanin dhe edhe me një tjetër të paraburgosur (Dëshmitari Anonim X) së paku deri në datën 2.7.1998. Familjes asnjëherë nuk i është lejuar për ta vizituar.
Eqrem Rrustemi
Shqiptar i Kosovës nga Drenovci/Drenovac, bujk, ka hapur llogore për mbrojtjen e Drenovcit/Drenovac nga forcat serbe në muajin mars dhe prill të vitit 1998.
Dëshmon se në datën 19.5.1998 tre pjesëtarë të policisë ushtarake të UÇK-së e kanë marrë nga shtëpia dhe e kanë çuar në një vend afër shtabit të UÇK-së ku e kanë kërcënuar se kanë për t’ia prerë duart dhe këmbët, e kanë rrahur e pastaj e kanë kthyer, duke i urdhëruar që të nesërmen të paraqitet në shtab.
Në datën 10.6.1998, derisa dëshmitari ka qenë në bodrumin e shtëpisë, pjesëtarët e UÇK-së kanë shkuar me automobil dhe e kanë marrë babanë e tij Muratin nga oborri.
Ka dëgjuar për objektin e paraburgimit në bodrumin e shkollës së vjetër dhe atje ia ka sjellë rrobat e pastra. Polici Isuf Gashi ka konfirmuar se Murati është aty, i ka marrë rrobat dhe i ka thënë të shkojë në shtëpi.
Nezim Rrustemi
Shqiptar i Kosovës nga Drenovci/Drenovac, i papunë.
Dëshmon për arrestimin e vëllait të tij, Murat Rrustemit në datën 10.6.1998 që e ka parë derisa ka qenë para shtëpisë së tij në të njëjtin oborr. Të nesërmen, kur me djalin e Muratit, Hazerin ka shkuar në shtab të UÇK-së dhe Bedri Zyberaj iu ka thënë se ai është përgjegjës për arrestimin e Muratit, por se tash me te po merret policia, sepse ai është roje e depos dhe nuk është kompetent. Si arsye të paraburgimit e ka thënë atë se në vitin 1992 Murati nuk e ka lejuar të kalojë me traktor nëpër arën e tij. Ka thënë se tash “ka ardhur koha e tij“.
Dëshmitari, në një rast, derisa ka qenë afër shkollës, ka dëgjuar rënkimet e të paraburgosurve, por Zaim Bajraktari i ka thënë atij menjëherë të shkojë.
Dëshmitari E
Shqiptar i Kosovës, bari.
Në një datë të pavërtetuar në muajin qershor të vitit 1998, gjatë kthimit nga Drenovci/Drenovac, ku kishte shkuar për ngushëllime, e kanë ndaluar pjesëtarët e policisë ushtarake të UÇK-së, e kanë legjitimuar dhe e kanë detyruar të hyjë në automobil, brenda të cilit e kanë goditur me pushkë nëpër shpinë. E kanë çuar në shtab të UÇK-së në Drenovc/Drenovac, ku e ka marrë në pyetje Bedri Zyberaj. E kanë transferuar në bodrumin e shkollës, në të cilin disa burra të maskuar e kanë goditur nëpër kokë dhe në shpinë derisa nuk e ka humbur vetëdijen. Ka qenë i paraburgosur tri ditë, pa ujë dhe ushqim. Nevojat fiziologjike i ka kryer në ambientin, në të cilin ka qëndruar. Nuk i kanë lejuar të pastrojë gjurmët e gjakut dhe e kanë kërcënuar duke i thënë se nuk guxon të shkojë te mjeku.
Ditën e katërtë është liruar, por i kanë thënë „të jetë i gatshëm kurdo që e thërrasin “.
Hidaj Popaj
Shqiptar i Kosovës nga Bellacërka/ Bela Crkva, tregtar.
Është burgosur dhe çuar në Drenovc/Drenovac në datën 7.6.1998, në Ratkovc/Ratkovac, kur ka shkuar të dorëzohet në këmbim për djalin Muharremin, i cili ishte burgosur një ditë përpara, kur me Hazer Dinën ka shkuar në qendrën e paraburgimit për të mësuar nëse janë në „listën e zezë“ të atyre që i kërkonte UÇK-ja.
Trupi i Hidajt është gjetur në varreza në Prishtinë/Priština në vitin 2000. Është vrarë me plumb nga arma e zjarrit në kokë. Familja e ka varrosur në Bellacërkë/Bela Crkva.
Dëshmitari Anonim D
Shqiptar i Kosovës nga Bellacërka/Bela Crkva, bujk.
Dëshmon se në muajin maj të vitit 1998 pjesëtarët e UÇK-së e kanë ndaluar Hidaj Popajn dhe e kanë çuar në shtab në Drenovc/Drenovac. E kanë marrë në pyetje lidhur me Hasan Rrustemin, i cili ka bashkëpunuar me policinë serbe dhe të cilit Popaj ia ka dhënë 1000 DM me qëllim që ta shmang rrahjen nga policia, e cila në atë kohë po kërkonte armë. E kanë liruar pasi e kanë marrë në pyetje.
Pasi që në datën 6.6.1998 djali i tij Muharremi është burgosur në Drenovc/Drenovac, Popaj ka shkuar për t’u dorëzuar me qëllim që ta lirojnë djalin e tij. Me dëshmitarin ka shkuar me traktor deri në Ratkovc/Ratkovac, ku i kanë ndaluar pjesëtarët e UÇK-së dhe e kanë dërguar në Drenovc/Drenovac. Në muajin qershor ose korrik të vitit 1998, dëshmitari ka shkuar në qendrën e paraburgimit ku është takuar me Selim Krasniqin, i cili i ka thënë se Popaj është gjallë dhe shëndosh, por nuk e ka lejuar për ta vizituar. Si arsye e paraburgimit i ka thënë se “është diçka për të cilën duhet ta pyes “. Në muajin shtator të vitit 1998, kur prapë ka shkuar për t’u interesuar për te, Krasniqi i ka thënë se nuk din asgjë për atë.
Fshatarët kanë shkuar te familja e Popajve dhe i kanë thënë se ai është gjallë, kur edhe djali, vajza dhe babai kanë shkuar në Drenovc/Drenovac dhe e kanë vizituar. Dëshmitari nuk e ka parë më kurrë.
Dëshmitari anonim Z
Shqiptar i Kosovës nga Bellacërka/Bela Crkva, student.
Dëshmon se në datën 16.6.1998 ka shkuar në Drenovc/Drenovac për ta kërkuar Hidaj Popajn. Gani Paqarizi i ka thënë se Hidaj nuk ka bërë asgjë të keqe dhe i ka propozuar për ta këmbyer për Nesim Popajn, i cili ka bashkëpunuar me policinë.
Pas disa ditësh, dëshmitarit i është lejuar për ta vizituar. Polici Agron Krasniqi e ka përcjellë Popajn, i cili i ka pasur duart në pranga, deri në zyrën e Paqarizit. Dëshmitari nuk ka vërejtur lëndime në trupin e tij, por ka thënë se shprehja e fytyrës së tij „nuk ka qenë e mirë“ dhe se ka refuzuar të vishet në rroba të pastra. Nga polici Isuf Berisha ka mësuar se Popaj është akuzuar se nga Hasan Rrustemi e ka blerë automobilin, i cili i ka takuar policisë. Në fund të muajit gusht ose në fillim të shtatorit, kur prapë është marrë në pyetje, Selim Krasniqi i ka thënë se gjatë sulmit të forcave serbe ka qenë në Shqipëri, se nuk e din se ku janë vendosur të paraburgosurit dhe se po pret përgjigje nga shtabi. Kurrë më nuk e ka parë.
Të paraburgosurve iu është dhënë shumë pak ujë dhe ushqim, kurse ka ndodhur që edhe tri ditë të mos iu japin asgjë, si në rastin e Dëshmitarit E. Kanë fjetur në dyshemenë e betonit. Disa prej tyre i kanë kryer nevojat fiziologjike në ambientin, në të cilin kanë qenë të paraburgosur. Dëshmitarin anonim A, Bedri Berishën, Hysen Krasniqin dhe Shaban Shalën i kanë çuar këmbë rreth 1000 metra në bjeshkë në mënyrë që të pastrohen dhe të pastrojnë gjurmët e gjakut. Janë rrahur me grushte, me shkopinj dhe me sende të tjera, në të cilat kanë qenë të paraburgosur si dhe në zyrat, të cilat kanë shërbyer për t’i marrë në pyetje. Ndonjëherë, pas ardhjeve të shumta të anëtarëve të familjeve ose të fqinjëve, janë lejuar vizitat e shkurta për të paraburgosurit, në prani të pjesëtarëve të UÇK-së.
Avdi Berisha
Shqiptar i Kosovës nga Brestovci/Brestovac, bujk.
Në datën 13.7.1998, shtatë pjesëtarë të policisë ushtarake të UÇK-së e kanë marrë nga shtëpia e tij dhe e kanë çuar në bodrumin e shkollës në Drenovc/Drenovac. Familjes i është thënë se po e çojnë për ta marrë në pyetje, kurse pas kësaj do të lirohet. Arsye e ndalimit të tij , siç pretendohet, ka qenë blerja e tokës prej një serbi. Familja nuk e ka parë më kurrë. Mbetjet e tij mortore deri sot nuk janë gjetur.
Muhamet Berisha
Shqiptar i Kosovës nga Brestoci/Brestovac, bujk.
Në fund të muajt korrik nga Zvicra është kthyer dhe i është bashkuar UÇK-së në kufirin shqiptaro-kosovar. Kur ka shkuar në shtëpi, nga vëllezërit ka mësuar se babanë e tij, Avdi Berishën, pjesëtarët e policisë ushtarake të UÇK-së e kanë çuar në Drenovc/Drenovac. Atje, rojtari Isuf Berisha ka konfirmuar se babai i tij është ndaluar dhe se personalisht i ka çuar ushqim dhe ujë. Pas ardhjes së Selim Krasniqit, roja nuk ka guxuar më të flas. Krasniqi i ka thënë dëshmitarit se të gjithë janë bartur në Drenicë/Drenica dhe se nuk mund t’i kthejnë, sepse rruga është në gjendje të keqe. I është urdhëruar që prapë të shkojë në fund të javës që “diçka të sqarojnë”, por për shkak të sulmeve të forcave serbe të cilat kanë pasuar, shkuarja është penguar.
Bedri Berisha
Shqiptar i Kosovës nga Brestoci/Brestovac, bujk.
Është burgosur në datën 3.6.1998 kur me nënën e tij Nysreten ka qenë në vizitë te daja, Islam Hoti në Ratkovc/Ratkovac. Pjesëtarët e UÇK-së, Milaim Latifi dhe Ruzhdi Krasniqi kanë shkuar para shtëpisë së Islamit. Kanë shtënë në ajër dhe e kanë thirrur Berishën të dalë, kur edhe e kanë çuar në Drenovc/Drenovac.
Për herë të fundit e ka parë Dëshmitari anonim B në datën 13.7.1998, kur, pas më shumë se 30 përpjekjeve, i është lejuar që ta vizitojë në qendrën e ndalimit.
Mbetjet mortore janë gjetur në vitin 2007 në varreza në Pejë/Peć dhe i janë dhënë familjes, e cila i ka varrosur në varreza në Brestoc/Brestovac.
Hysen Krasniqi
Shqiptar i Kosovës nga Dejna/Danjan, rojtar.
Në datën 4.6.1998, në shtëpinë e tij kanë shkuar pjesëtarët e policisë ushtarake të UÇK-së dhe i kanë thënë të shkojnë me ta në një aksion me automobil, sepse nuk do të kenë kohë për ta kthyer. E kanë çuar atë në Drenovc/Drenovac dhe e kanë mbyllur në bodrumin e shkollës. I fundit e ka parë Dëshmitari anonim N, kur i është lejuar vizita në datën 5.7.1998.
Mbetjet e tij mortore edhe më tutje nuk janë gjetur.
Dëshmitari Anonim A
Shqiptar i Kosovës nga Brestoci/Brestovac, bujk.
Është burgosur në datën 4.6.1998, kur me traktor ka shkuar në Drenovc/Drenovac për ta kërkuar Bedri Berishën dhe është çuar në shtab të UÇK-së. Në ditën e dytë të ndalimit, kur e kanë nxjerrë në shëtitje, i janë bashkuar të ndaluarit të cilët janë mbajtur në bodrum, në mesin e të cilëve e ka njohur Bedri Berishën. Ana e djathtë e fytyrës i ishte fryrë, “thuajse në te i kishte dy kilogramë peshë“. Atëherë e ka parë edhe personin, për të cilin më vonë e ka kuptuar se është Shaban Shala dhe Hyseni nga Dejna/ Danjana (Hysen Krasniqi). I kanë çuar 1000 metra nëpër bjeshkë deri te vendi në të cilin kishte ujë për t’u larë, sepse fytyrat i kishin të përgjakura. Kur e kanë kthyer në hapësirën, në të cilën ka qëndruar më parë, tre ushtarë e kanë rrahur me shkopinj me maje të hekurit, kështu që dyshemeja ka qenë e mbuluar me gjakun e tij. Është liruar pas tri ditësh, gjatë të cilave prapë ka qenë i rrahur me shkop e me grushte nëpër gjithë trupin, prej të cilave e ka vragën në kokë, nuk sheh dhe nuk dëgjon mirë dhe kohë pas kohe e humb drejtpeshimin. Herën e dytë është burgosur rreth datës 10.6.1998 kur ka shkuar në Radostë/Radoste që prapë ta kërkojë Berishën dhe është dërguar në Drenovc/Drenovac në të njëjtin ambient, në të cilin ka qenë i mbyllur herën e kaluar. Tre ushtarë janë hedhur mbi te derisa ai ishte i shtrirë në dysheme. Aty ka qenë i burgosur edhe Hidaj Popaj, fytyra e të cilit ka qenë e mbuluar me gjakun e tij të tharë. Prapë e ka parë Shaban Shalën, të cilit mezi i janë dalluar sytë. Dëshmitari është liruar pas tri ose katër ditëve.
Dëshmitari Anonim B
Shqiptar i Kosovës nga Brestoci/Brestovac.
Dëshmon se Bedri Berisha është kthyer në Kosovë pas gjashtë viteve të kaluara në Gjermani. Pas kthimit, atij ia kanë vjedhur pasaportën dhe, së këndejmi, i ka paguar 1000 DM për nxjerrjen e pasaportës së re, kur edhe njerëzit kanë filluar të flasin se bashkëpunon me regjimin serb.
Në datën 4.6.1998, dëshmitari ka shkuar në shtab të UÇK-së në Drenovc/Drenovac për ta kërkuar Berishën, të cilin pjesëtarët e UÇK-së e kishin burgosur një ditë më parë deri sa ishte në vizitë te daja i tij, Islam Hoti në Ratkovc/Ratkovac. I është thënë atij se do ta mbajnë dy orë ose dy ditë dhe pas kësaj do ta lirojnë. Pasi që nuk e kanë liruar, ka shkuar në qendër të paraburgimit më shumë se 30 herë. I është lejuar që ta vizitojë në datën 13.7.1998. E ka vërejtur se Bajrami ishte i tëholluar shumë, ia kishin marrë rripin dhe pantallonat i kishte lidhur me litar. Ka kërkuar që t’i çojë pak ushqim, ka qarë dhe është lutur që t’ia sjellë vajzën. Në datën 16.7.1998, dëshmitari prapë ka shkuar në qendrën e paraburgimit dhe është takuar me Bedri Zyberin, i cili i ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së do të shkojnë në Brestoc/Brestovac dhe do të pyes lidhur me atë se ku është Berisha, prej nga e ka nxjerrë përfundimin se ai nuk është në Drenovc/Drenovac. Rahoveci dhe fshatrat përreth janë djegur në datën 17. dhe 18.7.1998, arsye kjo pse dëshmitari nuk ka mundur për të shkuar më në Drenovc/Drenovac.
Hazer Tarjani
Shqiptar i Kosovës nga Pirana/Pirana, bujk.
Në datën 2.7.1998 ka shkuar me automobilin e tij në Drenovc/Drenovac me vëllanë e tij binjak Zenelin dhe me motrën për të marrë bashkëshorten e ardhshme të djalit të Zenelit, Vetonit. Gjatë kthimit janë ndaluar në dalje të Drenovcit/Drenovac, ku njëri nga ushtarët e ka thirrur Hazer Tarjanin. Tri orë më vonë ai është çuar në qendrën e paraburgimit në Drenovc/Drenovac, ku e kanë marrë në pyetje dhe e kanë rrahur. I fundit e ka parë një i burgosur tjetër (Dëshmitari Anonim ,,O“) në burg në Malishevë/ Mališevo në datën 20 ose 21.7.1998.
Në fillim të muajit maj të vitit 2005, familja është lajmëruar se mbetjet e tij mortore janë zhvarrosur në muajin maj të vitit 2000 në varreza në Dragodan në Prishtinë/Priština. Vëllezërit Zeneli dhe Ukshini i kanë varrosur në varreza të Piranës/Pirana.
Zenel Tarjani
Shqiptar i Kosovës nga Pirana/Pirana, bujk.
Dëshmon se në datën 2.7.1998, me vëllanë Hazerin dhe motrën ka qenë duke u kthyer nga Drenovci/Drenovac, ku kishin shkuar për të marrë bashkëshorten e ardhshme të djalit të tij Vetonit. I kanë ndaluar pjesëtarët e UÇK-së, në mesin e të cilëve e ka njohur Xhavit Elshanin, dhe i kanë legjitimuar. Dëshmitarit ia kanë kthyer dokumentet dhe kanë thënë se Hazeri duhet të shkojë me ta, kurse ai mund të vij për ta marrë të nesërmen në mëngjes në orën 8 në Drenovc/Drenovac. Kur iu ka thënë se vëllai i tij nuk është i vogël që ai të shkoj për ta marrë, ata i kanë futur plumbat në grykë të kallashnikovit dhe e kanë kërcënuar se do t’ia heqin kokën. Pasi që ka qenë i frikuar, në vend të tij ka shkuar nipi i tij, Sadit Kryeziu, por këtij i kanë thënë se vëllai duhet të shkojë për ta marrë Hazerin. Nuk e ka ditur se çka ka ndodhur me vëllanë e tij fare deri në vitin 2005, kur i janë dhënë mbetjet e tij mortore.
Shaban Shala
Shqiptar i Kosovës nga Prizreni/Prizren, jurist, sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) deri në vitin 1992/1993 kur është detyruar të jep dorëheqje për shkak të kërcënimeve të policisë. Pastaj ka qenë sekretar në shkollën e mesme të muzikës, por është detyruar ta lëshojë edhe këtë vend të punës dhe është marrë me shitjen e cigareve.
Në datën 2.6.1998, me shokët e tij Haki Morinën dhe Fadil Hotin me automobil kanë shkuar në shtab në Drenovc/Drenovac për t’iu bashkuar UÇK-së. E kanë mbyllur në bodrumin e shkollës fillore. Për herë të fundit e ka parë një i paraburgosur tjetër (Dëshmitari anonim A) në datën 10.6.1998. Familja nuk e ka parë kurrë më.
Në muajin korrik të vitit 2009, Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Kosovës e ka gjetur në malin pranë Malishevës/Mališevo një kokë, për të cilën me anë të analizës së ADN-së është vërtetuar se është e Shabanit. Familja ka refuzuar për të marrë mbetjet mortore deri sa ato të mos jenë të kompletuara dhe derisa Shoqata e Luftëtarëve e UÇK-së nuk pranon të jetë i varrosur në varrezat e luftëtarëve të rënë.
Mirsada Shala
Shqiptare e Kosovës nga Prizreni/Prizren, punëtore në furrë.
Dëshmon se është bashkëshortja e Shaban Shalës dhe se e ka parë për herë të fundit në datën 2.6.1998 kur asaj i ka thënë se po shkon në Drenovc/Drenovac për t’iu bashkuar UÇK-së dhe është nisur me automobilin e tij me dy shokë, me Fadil Hotin dhe Haki Morinën.
Dy ditë më vonë, Morina e ka vizituar familjen e Shabanit dhe ka treguar se pjesëtarët e UÇK-së kanë folur me Shalën në një ambient të mbyllur, kur edhe një nga ta e ka parkuar automobilin e Shabanit në oborrin e shtabit. Morinën e kanë lejuar për të shkuar, por Shalën e kanë mbajtur. Policia e ka kërkuar Shalën në shtëpinë e tij. Familjes iu kanë kërcënuar se do t’ia presin kokën nëse do ta gjejnë. Dëshmitarja ka rrëfyer se për shkak të kërcënimeve të mëhershme dhe terrorizimit të cilit i ishte ekspozuar për shkak se ka qenë sekretar i LDK-së, Shabani i është drejtuar kryetarit të partisë, i cili e ka këshilluar që të tërhiqet nga ajo pozitë derisa hetimet policore kundër tij të mos përfundojnë. Porsa ka dhënë dorëheqje, janë paraqitur thashetheme se është spiun. Dëshmitarja e ka treguar letrën, të cilën Shabani ia ka drejtuar kryetarit të LDK-së, në të cilën kërkon që prapë të shqyrtohet rasti i tij. Kurrë nuk ka marrë përgjigje.
Qendra e paraburgimit ka funksionuar deri në muajin shtator të vitit 1998, kur UÇK-ja është detyruar të tërhiqet për shkak të sulmeve të forcave serbe. Disa dëshmitarëve iu është thënë se të paraburgosurit janë vendosur në Drenicë/Drenica. Disa të tjerë, siç është Hazer Tarjani, për herë të fundit janë parë në Malishevë/ Mališevo. Fati i dy të paraburgosurve, Avdi Berishës dhe Hysen Krasniqit edhe më tutje nuk dihet.
Në muajin gusht të vitit 2006, Gjykata Komunale në Prizren i ka dënuar për krime të luftës kundër popullatës civile pjesëtarët e policisë ushtarake të UÇK-së Selim Krasniqin, Bedri Zyberin dhe Agron Krasniqin me dënime me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë vitesh. Gjykata Supreme e Kosovës e ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë në muajin prill të vitit 2009 duke ia zvogëluar dënimet Selim Krasniqit dhe Bedri Zyberit në kohëzgjatje prej gjashtë vitesh, kurse Agron Krasniqit në katër vite e gjashtë muaj.
This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.
© Glas Žrtava