Ilija Antiq/Ilija Antić
Serb nga Lloçani/Loćan.
Ka jetuar me djalin Momqillën/Momčilo dhe familjen e tij deri në datën 20.4.1998, kur ata janë zhvendosur në Pejë/Peć, kurse Ilija ka mbetur në fshat. E fundit e ka parë Millosava Antiq/Milosava Antić, bashkëshortja e vëllait të tij, Xhorxhit/Đorđa, në datën 28.5.1998 në mbrëmje kur ka dalë nga shtëpia e saj në Lloqan/Loćan, ku ishte për vizitë.
Trupi i tij është gjetur në muajin shtator të vitit 1998 500 metra teposhtë nga fillimi i grykës së Liqenit të Radoniqit/Radonjićko jezero, në pjesën e thatë, një metër mbi sipërfaqen e ujit. Është vrarë me shumë plumba nga arma e zjarrit. Është identifikuar me anë të analizës së ADN-së në vitin 2005. Familja e ka varrosur në Lloqan/ Loćan. Trupi gjykues i GJNPJ nuk ka mundur për të përfunduar nëse vrasja ka ndodhur derisa viktima ka qenë në kompetencë të UÇK-së.