Shefqet Shehu
Shqiptar i Kosovës nga Krusha e Vogël/ Mala Kruša.
Është vrarë me armë të zjarrit në datën 26.3.1999 në hambarin e Qazim Batushës. E ka vrarë fqinji i tij, Momçillo Nikoliqi (Momčilo Nikolić), pasi që Shehu, pas të shtënave në hambar, ka shikuar përmes dritares.
Mbetjet e tij mortore janë identifikuar në muajin maj të vitit 2006 me anë të analizës së ADN-së.
Hysni Hajdari
Shqiptar i Kosovës nga Krusha e Vogël/Mala Kruša.
Është vrarë me armë të zjarrit në datën 26.3.1999, në pyll, pasi që ka ikur nga hambari i Qazim Batushës. Mehmet Krasniqi e ka parë trupin e tij.
Mbetjet e tij mortore nuk janë gjetur deri në muajin korrik të vitit 2021.