Llapushnik/Logor u Lapušniku

UÇK-ja në mesin e muajit qershor të vitit 1998 në fshatin Llapushnik/ Lapušnik e ka formuar kampin, në të cilin i ka mbajtur serbët, romët dhe shqiptarët , për të cilët ka dyshuar se bashkëpunojnë me serbët. Nëpër te kanë kaluar së paku 30 të paraburgosur, prej të cilëve për 27 është vërtetuar identiteti. Kampi është mbyllur në datën 25 ose 26 korrik të vitit 1998, kur MPB e RS e ka vënë kontrollin në zonën e Llapushnikut/ Lapušnik.

Në kuadër të kampit ka qenë depoja e bodrumit dhe stalla. Të dyja hapësirat kanë qenë shumë të vogla, frymëzënëse dhe të errëta. Të paraburgosurit kanë fjetur në dyshemenë prej betoni ose me fare pak kashtë. Ushqimi iu është dhënë në mënyrë të çrregullt, me distanca edhe prej disa ditësh. Kanë hëngër në të njëjtin ambient, në të cilin i kanë kryer nevojat fiziologjike. Shumë të paraburgosur i kanë pasur duart ose këmbët e lidhura, ose edhe duart e edhe këmbët.  Dëshmitari L-06 i ka pasur duart të pranguara me zinxhirë të rëndë 10 kilogramë. Disa kanë qenë të lidhur për të paraburgosurit e tjerë, siç është rasti i  Dëshmitarit L-04 ose L-12.  Në stallë, shumica kanë qenë të lidhur me zinxhirë për muri. Shumë prej tyre iu kanë thyer gjymtyrët ose eshtra të tjerë, kanë pasur lëndime të brendshme dhe plagë nga arma e zjarrit. Nuk iu është ofruar kurrfarë ndihme mjekësore.

Objektet e shënjuara brenda kampit

Të paraburgosurit janë rrahur në depon e bodrumit dhe në stallë dhe atje janë kthyer pas rrahjeve jashtë.  Xorxhe Quk dhe Stamen Genov (Đorđe Ćuk i Stamen Genov) nuk janë kthyer pasi që rojtarët i kanë nxjerrë jashtë, Dëshmitarit L-10 rojtari Haradin Bala i është kërcënuar se do ta vrasë nëse e ngrit kokën. Dëshmitarët L-04 dhe L-10 një natë i kanë nxjerrë nga kampi, me thasë në koka, i kanë çuar në mal dhe i kanë detyruar të hapin varre dhe t’i varrosin trupat e tre të paraburgosurve, në mesin e të cilëve L-04 e ka njohur Agim Ademin.

Depoja e bodrumit

Hyrja në stallë

Sllobodan Mitroviq (Slobodan Mitrović), vëllezërit Miodrag dhe Millovan Kërstiq (Miodrag dhe Milovan Krstić) dhe Zhivorad Kërstiq (Živorad Krstić) kurrë më nuk kanë rënë në kontakt me familjet, si dhe as nuk janë gjetur mbetjet e tyre mortore. Janë gjetur dokumentet personale të Sllobodan Mitroviqit  dhe vëllezërve Kërstiq  në vendin ku ka qenë kampi, kurse dokumentet e Zhivorad Kërstiqit  në autobusin, prej të cilit është rrëmbyer.

Tre të paraburgosur  janë vrarë në kamp. Nëntë të paraburgosur  janë pushkatuar, në mesin e të cilëve edhe Shaban Hoti, kurse 11 janë liruar në malin e afërt Berishë/Beriša në datën 25 ose 26 korrik të vitit 1998, kur UÇK-ja, para sulmit të njësive të MBP-së së Republikës së Serbisë, e ka mbyllur kampin dhe i ka marrë të gjithë të paraburgosurit në malin Berishë/Beriša.

Llapushnik/Lašišnik i Berishe/Berisha

I lidhur

Oleg Safiulin

Shaban Hoti Shqiptar i Kosovës Peja/Peć, profesor i gjuhës ruse dhe përkthyes. Pjesëtarët e UÇK-së e kanë burgosur në datën 20.7.1998, derisa ka qenë në

»

Ljiljana Mitrović

Sllobodan Mitroviq Serb nga Suhareka/Suva Reka, pronar i kompanisë tregtare „Grand komerc“, i një televizioni privat dhe i një auto-shkolle. Në mesin e muajit qershor

»

Vojko Bakrač

Stamen Genov Bullgar nga Bosilegrada, ka punuar në ambulancën ushtarake në Gjakovë/Đakovica.   Xhorxhe Quk Refugjatë serb nga Kroacia, me prindërit, vëllanë dhe motrën ka

»