Sllobodan Mitroviq
Serb nga Suhareka/Suva Reka, pronar i kompanisë tregtare „Grand komerc“, i një televizioni privat dhe i një auto-shkolle. Në mesin e muajit qershor të vitit 1998, bashkëshortja e Sllobodanit dhe fëmijët përkohësisht kishin shkuar tek prindërit e saj në Serbi.
Miodrag Krstiq
Serb nga Suhareka/Suva Reka, deri në vitin 1997 ka punuar në SPB në Prizren, pastaj në DPB, Suharekë/Suva Reka. Për shkak të problemeve me presionin e gjakut, është mjekuar në Qendrën Klinike në Beograd.
Millovan Krstiq
Serb nga Suhareka/Suva Reka, pas përfundimit të shkollës së mesme ka punuar në kompaninë „Balkanbelt“ në Suharekë/Suva Reka, e pastaj me xhaxhanë e tij e ka themeluar kompaninë tregtare „Reli“.