Liqeni i Radonjiqit/Radonjićko jezero

Zonën e Liqenit të Radoniqit/Radonjićko jezera e ka kontrolluar UÇK-ja, me përjashtim të Baballoqit/Suke Babaloć, Biteshit/Suke Biteš, Cërmjanit/Suke Crmljane/ dhe pjesës jugore të liqenit, ku kanë qenë të stacionuara forcat serbe. Mbi ekzistimin e  trupave të tridhjetë shqiptarëve, serbëve dhe romëve në hapësirën e kanalit policia ka mësuar në datën 3.9.1998, gjatë marrjes në pyetje të dy pjesëtarëve të UÇK-së.

Zona e kanalit të Liqenit të Radoniqit/Radonjićko jezero

Viktimat, mbetjet mortore të të cilëve janë gjetur në liqe, për herë të fundit janë parë në lokacione të ndryshme në komunat e Pejës/Peć, Deçanit/Dečani dhe Gjakovës/Đakovica në periudhën prej muajit prill e deri në muajin gusht të vitit 1998. Disa janë rrëmbyer, kurse në disa raste nuk dihen rrethanat e zhdukjes. Për shumicën gjykata nuk ka vërtetuar se çka ka ndodhur me ta nga momenti i rrëmbimit ose i zhdukjes e deri te vdekja.

Ekipi i Institutit për Mjekësi Ligjore të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd e ka bërë zhvarrosjen, obduksionin dhe identifikimin e mbetjeve mortore të gjetura. Me anë të njohjes së rrobave, të gjërave personale dhe lëndimeve të përjetshme, familjet i kanë identifikuar 10 viktima, derisa të tjerat MBP-ja e Serbisë në datën 19.9.1998 i ka varrosur nën shenjën NN, në varreza individuale në varrezat e  Psiskotës/ Piskota.

Pas përfundimit të konfliktit të armatosur, mjeko-ligjorët e GJNPJ i kanë zhvarrosur mbetjet mortore të të gjitha viktimave të gjetura në Liqenin e Radoniqit/Radonjićko jezero. Komisioni ndërkombëtar për persona të zhdukur (KNPZH) me anë të analizës së ADN-së e ka vërtetuar identitetin e vetëm tri prej dhjetë viktimave, të cilat familjet paraprakisht i kanë identifikuar. KNPZH me anë të analizës së ADN-së ka vërtetuar identitetin e mbetjeve mortore, të varrosura në varrezat e Piskotës/Piskota, kurse Zyra e UNMIK-ut për Persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore (OMPF), në vitin 2003 dhe 2005 e ka organizuar obduksionin e sërishëm të mbetjeve mortore të identifikuara.

GJNPJ ka vërtetuar se viktimat e gjetura në Liqenin e Radoniqit/Radonjićko jezero janë Sanije Balaj, Istref dhe Nurije Krasniqi, Zenun Gashi, Kujtim Imeraj dhe nëna dhe motra S e Dëshmitarit 19 dhe Dëshmitarit 4 të vrarë derisa kanë qenë në kompetenca të UÇK-së. Pal Krasniqi, Afrim Sylejmani, Idriz Hoti, Ilire Frrokaj, Ilija Antiqi/Ilija Antić dhe Rade Popadiq/Rade Popadić janë vrarë, por trupi gjykues nuk ka mundur jashtë dyshimit të arsyeshëm të përfundoj se kush e ka kryer vrasjen, me cilin grup eventualisht kryerësi ka qenë i lidhur dhe a është kryer vrasja derisa viktima ka qenë në kompetenca të UÇK-së. Për Sejdë Nocin, Milka Vllahoviqin/Milka Vlahović, Hajrullah Gashin dhe Isuf Hoxhën gjykata nuk ka mundur të vërtetojë nëse janë vrarë, sepse patologët gjyqësor nuk e kanë vërtetuar shkakun e vdekjes.

 

I lidhur

Miloica Vlahović

Milka Vllahoviq/Milka Vlahović Serbe nga Ratishi i Epërm/ Gornji Ratiš, amvise. Çifti martesor Milica dhe Millosh Raduloviq/Milica i Miloš Radunović me fqinjin Sllobodan Radosheviqin/Slobodan Radošević,

»

Rade Repić

Rade Popadiq/Rade Popadić Serb nga Shapci/Šapac, komandant i Njësive të Posaçme të Policisë (NjPP) të MPB-së së Republikës së Serbisë. Për herë të fundit është

»

Momčilo Antić

Ilija Antiq/Ilija Antić Serb nga Lloçani/Loćan. Ka jetuar me djalin Momqillën/Momčilo dhe familjen e tij deri në datën 20.4.1998, kur ata janë zhvendosur në Pejë/Peć,

»

Dëshmitarit 19

,,Motra S” Shqiptare e Kosovës, 23 ose 24 vjeçare. Pjesëtarët e UÇK-së nga mesi i muajit prill të vitit 1998, si më të moshuarën në

»

Dëshmitar 65

Kujtim Imeraj Romë nga Palabardhi/Palja Barde, i papunë, nuk ka marrë pjesë në konflikte. Një grup i njerëzve të armatosur rreth pasdites së datës 4.7.1998

»

Dëshmitarja 52, Sadri Selca

Zenun Gashi Romë nga Kosuriqi/Kosurić, polic i pensionuar, nuk ka marrë pjesë në konflikte. Herën e fundit është parë në datën 1.8.1998, kur pjesëtarët e

»