Shtabi i UÇK-së në Jabllanicë/Jablanica

Dëshmitari 3, Dëshmitari 6, Ded Krasniqi, Qerim Kuqi, Rrustem Tetaj

Pal Krasniqi

Shqiptar i Kosovës nga Peja/ Peć, bujk.

Ka qenë i paraburgosur nga data 11 korrik dhe deri më së paku në datën 25 korrik i vitit 1998. Trupi i tij është gjetur në datën 11 shtator të vitit 1998 pranë murit të betonit të kanalit të Liqenit të Radoniqit/Radonjićko jezero. Identiteti i mbetjeve mortore është vërtetuar me anë të analizës së ADN-së. Me anë të obduksionit, të cilin në datën 5 dhjetor të vitit 2003 e kanë bërë ekspertët e Zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore (OMPF) të UNMIK-ut është vërtetuar se shkak i vdekjes së tij janë plagët e shumëfishta me armë të zjarrit. Në procedurën e përsëritur, Trupi gjykues i GJNPJ ka konstatuar se nuk ka dëshmi se çka ka ndodhur me Krasniqin pasi që është parë për herë të fundit në burgun e UÇK-së dhe, së këndejmi, ka arritur te përfundimi se ka mundur të jetë i vrarë deri sa ka qenë në paraburgim të UÇ K-së, por kjo është vetëm një mundësi dhe se akuza për vrasjen e  Pal Kraniqit nuk është provuar.

 

Skender Kuqi

Shqiptar i Kosovës, pronar i një punëtorie në fshatin Zahaq/Zahać.

E kanë burgosur pjesëtarët e UÇK-së në datën 11 korrik të vitit 1998, në punëtorinë e tij dhe e kanë çuar në burgun e UÇK-së në Jabllanicë/Jabllanica, ku është rrahur tri ditë  dhe në gjendje të rëndë është lënë para derës së spitalit të UÇK-së në fshatin Irzniq/Rznić, ku së shpejti ka vdekur. Me anë të obduksionit, të cilin në vitin 2004 e kanë kryer ekspertët e Zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore (OMPF) të  UNMIK-ut nuk është vërtetuar shkaku i vdekjes. Në procedurën e përsëritur, Trupi gjykues i GJNPJ ka arritur te përfundimi se vdekja është shkaktuar nga rrahja, deri sa ka qenë në burgun e UÇK-së.

 

I lidhur

Dëshmitari 6

Nenad Remištar Serb nga Kosova, polic i komunikacionit në Gjakovë/ Đakovica. Pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrëmbyer në datën 13 qershor të vitit 1998 në

»