Kujtim Imeraj
Romë nga Palabardhi/Palja Barde, i papunë, nuk ka marrë pjesë në konflikte.
Një grup i njerëzve të armatosur rreth pasdites së datës 4.7.1998 e ka hasur në rrugë derisa po shiste cigare. E kanë detyruar të futet në automobil dhe e kanë çuar në drejtim të Gllogjanit/Glođan.
Mbetjet e tij mortore janë gjetur në datën 12.9.1998 rreth 660-710 metra në drejtim të rrjedhës së poshtme të kanalit të Liqenit të Radoniqit/ Radonjićko jezero. Shkaku i vdekjes së tij nuk është vërtetuar. Është identifikuar me anë të analizës së ADN-së në vitin 2007. Familja e ka varrosur në Berane/Berane (Mali i Zi/Crna Gora).