ZËRI I VIKTIMAVE

1991-2001

Zëri i viktimave

Falë Tribunalit të Hagës është ruajtur kujtimi i gjallë i rreth 4,000 viktimave të krimeve të luftës, të kryera në luftërat në hapësirën e ish Jugosllavisë. Megjithëkëtë, këto dëshmi janë larg nga publiku, pjesërisht për shkak se asnjë institucion shtetëror nuk ka qenë i interesuar për t’u bërë depozitues i arkivit të Tribunalit të Hagës, kurse edhe më shumë për shkak të asaj se secili shtet e ndërton të vërtetën e tij “kombëtare” dhe kulturën e përkujtimit, në të cilat ka vende vetëm për ato fakte gjyqësore, të cilat janë në përputhje me ideologjinë dhe politikën e  regjimit në fuqi.

Fondi për të Drejtën Humanitare, anëtar i RrPK, me vite ka përcjellë dhe i ka incizuar gjykimet  para Tribunalit të Hagës. Prej këtu buron rasti që dëshmitë t’i bëjmë publikisht të qasshme dhe që të mundësojmë që viktimat të jetojnë.

Zërat e viktimave janë grupuar sipas temës (vendi i paraburgimit, vrasjet masive, dhuna seksuale dhe zhdukjet), kurse në kuadër të secilës temë ekzistojnë shumë ngjarje të ndërlidhura me lokacione në të cilat janë kryer krimet e luftës. Secila prej ngjarjeve është paraqitur në bazë të dokumenteve gjyqësore, përmes një rezymeje, kurse është përplotësuar  me video prezantim të dëshmive të vet viktimave të krimeve të luftës, të atyre të cilët kanë qenë të pranishëm ose të anëtarëve të familjeve të tyre, përkatësisht deklaratave dhe materialeve provuese.