Jashar Berisha
Shqiptarë i Kosovës nga Suhareka/Suva Reka, punëtor në pompë të benzinës.
Është vrarë në datën 26.3.1999, para picerisë në Suharekë/Suva Reka, pasi që e ka parë se pjesëtarët e DPB-së së Suharekës dhe të mbrojtjes civile po i fusnin trupat e vdekur dhe të plagosur të civilëve të vrarë në kamionë. Para kësaj i ka telefonuar vëllait Halitit dhe i ka thënë se policët i kishin vrarë disa nga anëtarët e familjes Berisha. Atëherë vëllai e ka dëgjuar për herë të fundit.
Trupi i tij, me trupat e viktimave të tjera, me njërin prej kamionëve është transportuar në drejtim të Prizrenit. Mbetjet e tij mortore janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë afër Beogradit, janë identifikuar me anë të analizës së ADN-së dhe i janë dorëzuar familjes.