Nexhat, Bujar, Sedat, Fatime dhe Faton Berisha
Shqiptarë të Kosovës nga Suhareka/Suva Reka.
Policët serb e kanë vrarë Nexhat Berishën, bashkëshort i Shyrete Berishës, me plumba në shpinë, në datën 26.3.1999, kur pjesëtarët e forcave serbe i kanë rrethuar shtëpitë e familjes Berisha në Suharekë/Suva Reka. Në të njëjtin vend janë vrarë Bujar, Sedat, Fatime dhe Faton Berisha. Trupat e tyre pastaj janë hedhur në shtëpinë e djegur, në të cilën janë djegur.
Mbetjet mortore të Nexhat, Bujar dhe Sedat Berishës janë varrosur në Suharekë/Suva Reka, në varre individuale në varrezat e familjes Berisha.
Mbetjet mortore të Faton dhe Fatime Berishës janë zhvarrosur në varrezën lokale në Suharekë/Suva Reka, janë identifikuar me anë të analizës së ADN-së dhe i janë dorëzuar familjes.
Lirije dhe Nexmedin Berisha
Shqiptarë të Kosovës nga Suhareka/Suva Reka, qift bashkëshortor.
Kur pjesëtarët e DPB të Suharekës/Suva Reka para shtëpisë së familjes Berisha e kanë urdhëruar ndarjen e burrave nga gratë dhe nga fëmijët, Lirije Berisha, e cila ka qenë në muajin e tetë të shtatëzanisë, nuk ka dashur të ndahet nga bashkëshorti i saj, Nexmedini.
Pjesëtarët e DPB të Suharekës/Suva Reka e kanë plagosur Nexmedin Berishën, i cili ka ndërruar jetë nga pasojat e plagosjes derisa bashkëshortja e tij po e tërhiqte, duke ikur drejt Qendrës tregtare. Lirije Berisha është vrarë në piceri.
Mbetjet mortore të Lirije dhe Nexmedin Berishës dhe të fëmijës së tyre të palindur janë zhvarrosur nga varreza masive në Batajnicë, janë identifikuar me anë të analizës së ADN-së dhe i janë dorëzuar familjes.
Altin (11), Herolinda (13), Majlinda (15) dhe Redon (1) Berisha
Fëmijë të Nexhat dhe Shyrete Berishës. Janë vrarë në piceri në Suharekë/Suva Reka në datën 26.3.1999. Trupat e tyre pastaj me kamionë janë transportuar në një lokacion tjetër.
Mbetjet mortore të Herolindë, Majlindë dhe Redon Berishës janë zhvarrosur nga varreza masive në Batajnicë pranë Beogradit, janë identifikuar me anë të analizës së ADN-së dhe i janë dorëzuar familjes.
Mbetjet mortore të Altin Berishës nuk janë identifikuar deri në muajin korrik të vitit 2021.
Vjollca dhe Gramos (8) Berisha
Shqiptarë të Kosovës nga Suhareka/Suva Reka, nënë dhe djalë. Krahas Shyrete Berishës, të vetmit të mbijetuar të masakrës në piceri. Kanë kërcyer nga kamioni në lëvizje e sipër, i cili po i transportonte trupat, dhe kështu kanë shpëtuar.