Milka Vllahoviq/Milka Vlahović
Serbe nga Ratishi i Epërm/ Gornji Ratiš, amvise.
Çifti martesor Milica dhe Millosh Raduloviq/Milica i Miloš Radunović me fqinjin Sllobodan Radosheviqin/Slobodan Radošević, në datën 21.4.1998 kanë shkuar te Vllahoviqët në Ratish të Epërm/Gornji Ratiš. Milloshi dhe Sllobodani janë kthyer shpejt në Dashinoc/Dašinovac, kurse Milica ka mbetur te Milka dhe Millovan Vllahoviqi. Pasi që UÇK-ja ka hyrë fshat, nga data 22.4.1998, janë mbajtur në shtëpi nën roje. Më vonë janë parë në rrugën për në Gllogjan/ Glođane.
Trupi i Milka Vllahoviqit është gjetur në datën 12.9.1998 te gryka e lumit te Liqeni i Radoniqit/Radonjićko jezero. Shkaku i vdekjes nuk është vërtetuar. Është identifikuar me anë të analizës së ADN-së në vitin 2004.
Mbetjet mortore të Millovan Vllahoviqit dhe Milica Radunoviqit nuk janë gjetur deri në fund të vitit 2020.