Rade Popadiq/Rade Popadić
Serb nga Shapci/Šapac, komandant i Njësive të Posaçme të Policisë (NjPP) të MPB-së së Republikës së Serbisë.
Për herë të fundit është parë në datën 23 ose 24.5.1998, kur me Nikolla Jovanoviqin/Nikola Jovanović është nisur me automobilin civil të konfiskuar nga baza e njësisë së policisë në Junik/Junik në SPB-në e Gjakovës/Đakovica për ushqim për njësinë e tij.
Trupi i tij është gjetur në datën 15.9.1998 800 metra në rrjedhën e poshtme të ujëvarës, i mbërthyer nën shkëmb në ujë. Është vrarë me plumba nga arma e zjarrit në gjoks. Është identifikuar me anë të analizës së ADN-së në vitin 2005. Familja e ka pritur në Shapc/Šapac. Trupi gjykues i GJNPJ nuk ka mundur për ta përjashtuar mundësinë se në kohën e vdekjes ka marrë pjesë në mënyrën aktive në armiqësitë, pasi që ka qenë pjesëtar i policisë serbe, i armatosur dhe në detyrë.
Mbetjet mortore të Nikolla Jovanoviqit/Nikola Jovanović nuk janë gjetur deri në fund të vitit 2020.