Nurije Krasniqi, amvise dhe bashkëshorti i saj Istref Krasniqi, bujk, shqiptar të Kosovës nga Turjaka/Turjak.
Pjesëtarët e UÇK-së i kanë marrë nga shtëpia në datën 12. 7. 1998 dhe i kanë çuar në shtab në Gllogjan/Glođane për t’i marrë në pyetje, për shkak të dyshimit se janë kolaboracionist serb. Familja nuk i ka parë më kurrë. Trupat e tyre janë gjetur në datën 12. 9. 1998 pranë murit të betonit të kanalit të Liqenit të Radoniqit/Radonjićko jezero. Mbetjet e tyre mortore janë identifikuar me anë të analizës së ADN-së në vitin 2006. Familja i ka varrosur në varreza në Turjakë/Turjak. Gjykata ka vërtetuar se të dytë kanë qenë të vrarë nga pjesëtarët e UÇK-së me armë të zjarrit – Nurije Krasniqi me plumba në gjoks, kurse Istref Krasniqi me plumb në kokë.