Sanije Balaj
Shqiptare e Kosovës nga Strellci i Ulët/Donji Streoc, nuk ka marrë pjesë në konflikte, pronare e agjencisë turistike deri në vitin 1997, kurse pas kësaj kohe e papunë.
Për herë të fundit është parë në datën 12.8.1998, kur ka shkuar në Pejë/Peć për ta blerë një telefon mobil. E ka vrarë pjesëtari i UÇK-së, Idriz Gashi te Lugu i Isufit/Isufova dolina me të shtëna nga revolja. Trupi është gjetur në datën 11.9.1998 në fushë pranë kanalit të Liqenit të Radoniqit/ Radonjićko jezero. Mbetjet e saj mortore janë identifikuar me anë të analizës së ADN-së në vitin 2007. Familja e ka varrosur në varreza në Strellc të Ulët/ Donji Streoc.