Miloica Vlahović
Milka Vllahoviq/Milka Vlahović Serbe nga Ratishi i Epërm/ Gornji Ratiš, amvise. Çifti martesor Milica dhe Millosh Raduloviq/Milica i Miloš Radunović me fqinjin Sllobodan Radosheviqin/Slobodan Radošević,
Zonën e Liqenit të Radoniqit/Radonjićko jezera e ka kontrolluar UÇK-ja, me përjashtim të Baballoqit/Suke Babaloć, Biteshit/Suke Biteš, Cërmjanit/Suke Crmljane/ dhe pjesës jugore të liqenit, ku kanë qenë të stacionuara forcat serbe. Mbi ekzistimin e trupave të tridhjetë shqiptarëve, serbëve dhe romëve në hapësirën e kanalit policia ka mësuar në datën 3.9.1998, gjatë marrjes në pyetje të dy pjesëtarëve të UÇK-së.
Viktimat, mbetjet mortore të të cilëve janë gjetur në liqe, për herë të fundit janë parë në lokacione të ndryshme në komunat e Pejës/Peć, Deçanit/Dečani dhe Gjakovës/Đakovica në periudhën prej muajit prill e deri në muajin gusht të vitit 1998. Disa janë rrëmbyer, kurse në disa raste nuk dihen rrethanat e zhdukjes. Për shumicën gjykata nuk ka vërtetuar se çka ka ndodhur me ta nga momenti i rrëmbimit ose i zhdukjes e deri te vdekja.
Ekipi i Institutit për Mjekësi Ligjore të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd e ka bërë zhvarrosjen, obduksionin dhe identifikimin e mbetjeve mortore të gjetura. Me anë të njohjes së rrobave, të gjërave personale dhe lëndimeve të përjetshme, familjet i kanë identifikuar 10 viktima, derisa të tjerat MBP-ja e Serbisë në datën 19.9.1998 i ka varrosur nën shenjën NN, në varreza individuale në varrezat e Psiskotës/ Piskota.
Pas përfundimit të konfliktit të armatosur, mjeko-ligjorët e GJNPJ i kanë zhvarrosur mbetjet mortore të të gjitha viktimave të gjetura në Liqenin e Radoniqit/Radonjićko jezero. Komisioni ndërkombëtar për persona të zhdukur (KNPZH) me anë të analizës së ADN-së e ka vërtetuar identitetin e vetëm tri prej dhjetë viktimave, të cilat familjet paraprakisht i kanë identifikuar. KNPZH me anë të analizës së ADN-së ka vërtetuar identitetin e mbetjeve mortore, të varrosura në varrezat e Piskotës/Piskota, kurse Zyra e UNMIK-ut për Persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore (OMPF), në vitin 2003 dhe 2005 e ka organizuar obduksionin e sërishëm të mbetjeve mortore të identifikuara.
GJNPJ ka vërtetuar se viktimat e gjetura në Liqenin e Radoniqit/Radonjićko jezero janë Sanije Balaj, Istref dhe Nurije Krasniqi, Zenun Gashi, Kujtim Imeraj dhe nëna dhe motra S e Dëshmitarit 19 dhe Dëshmitarit 4 të vrarë derisa kanë qenë në kompetenca të UÇK-së. Pal Krasniqi, Afrim Sylejmani, Idriz Hoti, Ilire Frrokaj, Ilija Antiqi/Ilija Antić dhe Rade Popadiq/Rade Popadić janë vrarë, por trupi gjykues nuk ka mundur jashtë dyshimit të arsyeshëm të përfundoj se kush e ka kryer vrasjen, me cilin grup eventualisht kryerësi ka qenë i lidhur dhe a është kryer vrasja derisa viktima ka qenë në kompetenca të UÇK-së. Për Sejdë Nocin, Milka Vllahoviqin/Milka Vlahović, Hajrullah Gashin dhe Isuf Hoxhën gjykata nuk ka mundur të vërtetojë nëse janë vrarë, sepse patologët gjyqësor nuk e kanë vërtetuar shkakun e vdekjes.
Shqiptar i Kosovës nga Gjakova/Đakovica, hidraulik, para luftës ka punuar si arsimtar i edukatës fizike në shkollën fillore në Dujakë/Dujaka.
Për herë të fundit është parë rreth datës 1.5.1998 kur me automobil ka shkuar nga shtëpia në Gjakovë/ Đakovica, ku ka jetuar me gruan dhe me katër fëmijë.
Trupi i tij është gjetur në datën 15.9.1998 në grykën e rrjedhës së poshtme të Liqenit të Radoniqit/ Radonjićko jezero. Me anë të obduksionit është vërtetuar se është vrarë me plumb nga arma e zjarrit në kokë. Trupi gjykues i GJNPJ nuk ka mundur për të konstatuar nëse vrasja është kryer derisa viktima ka qenë nën kompetencë të UÇK-së. Është identifikuar me anë të analizës së ADN-së në vitin 2005. Familja e ka varrosur në Gjakovë/Đakovica.
Shqiptar i Kosovës nga Gjakova/Đakovica, bujk, e ka përkrahur LDK-në dhe UÇK-në.
Në një datë të pavërtetuar të muajit qershor të vitit 1998 është nisur në ,,zonën e Ramush Haradinajt“ për t’iu bashkuar UÇK-së. I fundit e ka parë Ali Hoti në Cërmjan/Crmljan në muajin korrik të vitit 1998
Trupi i tij është gjetur në zonën e kanalit të Radoniqit /Radonjićko jezero. Me anë të obduksionit është vërtetuar se është vrarë me plumb nga arma e zjarrit në kokë. Është identifikuar me anë të analizës së ADN-së në vitin 2008. Trupi shqyrtues nuk ka mundur për të konstatuar nëse vrasja është kryer derisa viktima ka qenë nën kompetencë të UÇK-së.
Shqiptarë të Kosovës nga Plançori/Pljančor, amvise dhe bujk.
Janë zhdukur në datën 26.8.1998, kur me automobil janë nisur për në vizitë motrës së Ilires në Nepole/Nepolja.
Në datën 11.9.1998 është gjetur automobili i tyre, i përmbysur në kulm, i djegur në pjesën e pasme, poshtë ujëvarës në pikën ku pjesa e betonit e kanalit vazhdon në kanalin natyror. Pranë tij ka qenë edhe trupi i shtrirë i Ilire Frrokajt. Është vrarë me shumë plumba nga arma e zjarrit në kokë dhe në koshin e kraharorit. Është identifikuar me anë të analizës së ADN-së në vitin 2005 dhe mbetjet mortore i janë dhënë familjes. Mbetjet mortore të Tush Frrokajt deri në fund të vitit 2020 nuk janë gjetur.
Shqiptar i Kosovës nga Batusha/ Batuša, i papunë.
Për herë të fundit është parë në fillim të muajit korrik të vitit 1998 në punktin e UÇK-së në afërsi të Junikut/Junik. Mbetjet e tij mortore janë gjetur në muajin shtator të vitit 1998 650-710 metra në rrjedhën e poshtme ë kanalit të Liqenit të Radoniqit/Radonjićko jezero, në pjesën e thatë të grykës, menjëherë mbi nivelin e ujit. Shkaku i vdekjes nuk është vërtetuar. Është identifikuar me anë të analizës së ADN-së. Trupi shqyrtues ka arritur te përfundimi se provat të cilat i janë paraqitur nuk e lejojnë që jashtë dyshimit të arsyeshëm të përfundohet se Sejd Noci është vrarë, dhe, së këndejmi, ka përfunduar se tre të akuzuarit duhet të lirohen nga akuzat për vrasjen e tij.
I akuzuari në Lëndën Haradinaj dhe të tjerët para GJNPJ, Lahi Brahimaj, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, është dënuar me gjashtë vite burgosje për torturë dhe sjellje të vrazhdë si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës. Ramush Haradinaj, komandant i UÇK-së në zonën operative të Dukagjinit („Dukađin“), dhe Idriz Balaj, komandant i njësisë speciale “Shqiponjat e zeza” (,,Crni orlovi“), janë liruar për shkak të mungesës së provave të përgjegjësisë penale sipas të gjitha pikave të aktakuzës.
Milka Vllahoviq/Milka Vlahović Serbe nga Ratishi i Epërm/ Gornji Ratiš, amvise. Çifti martesor Milica dhe Millosh Raduloviq/Milica i Miloš Radunović me fqinjin Sllobodan Radosheviqin/Slobodan Radošević,
Rade Popadiq/Rade Popadić Serb nga Shapci/Šapac, komandant i Njësive të Posaçme të Policisë (NjPP) të MPB-së së Republikës së Serbisë. Për herë të fundit është
Ilija Antiq/Ilija Antić Serb nga Lloçani/Loćan. Ka jetuar me djalin Momqillën/Momčilo dhe familjen e tij deri në datën 20.4.1998, kur ata janë zhvendosur në Pejë/Peć,
,,Motra S” Shqiptare e Kosovës, 23 ose 24 vjeçare. Pjesëtarët e UÇK-së nga mesi i muajit prill të vitit 1998, si më të moshuarën në
Kujtim Imeraj Romë nga Palabardhi/Palja Barde, i papunë, nuk ka marrë pjesë në konflikte. Një grup i njerëzve të armatosur rreth pasdites së datës 4.7.1998
Zenun Gashi Romë nga Kosuriqi/Kosurić, polic i pensionuar, nuk ka marrë pjesë në konflikte. Herën e fundit është parë në datën 1.8.1998, kur pjesëtarët e
This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.
© Glas Žrtava