Qirez/Ćirez

Duke filluar nga data 25.3.1999 ose përafërsisht kjo datë, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë e kanë sulmuar dhe i kanë shkatërruar fshatrat Vojnikë/Voćnjak, Lecine/Leočina, Klladernicë/ Kladernica, Turiqec/Turićevac dhe lzbicë/Izbica me anë të granatimit dhe të djegies. Janë shkatërruar shumë shtëpi, punëtori e xhamia, duke e përfshirë këtu edhe xhaminë në qendër të fshatit  Qirez/Ćirez.

Në datën 17.4.1999 ose përafërsisht në këtë datë, rreth 100 pjesëtarë të forcave të RFJ-së, duke përfshirë edhe pjesëtarët e paraushtrisë, i kanë mbyllur rreth 115 shqiptare të Kosovës nga fshati Kozhicë/Kožica, vajza, gra, fëmijë dhe gra të moshuara, në shtëpinë familjare të Abedin Durmishit. Pas natës së dytë ose të tretë, një numri të grave iu është thënë se duhet të shkojnë në Qirez/Ćirez dhe të fshihen në xhami, „për arsye se do të fillojë ofensiva“. Një grup i ushtarëve të UJ-së i kanë çuar 27 gra dhe fëmijë në fshatin Qirez/Ćirez. Në mesin e tyre kanë qenë edhe Xhevahire Rrahmani dhe Dëshmitarja K-24.

I janë dorëzuar në një stallë në Qirez/Ćirez grupit të dytë të burrave, në uniforma të maskuara me ngjyrë të gjelbër të mbyllët dhe të verdhë, me shenja të kuqe dhe tigra të vizatuar nëpër mëngë. Nën kërcënimin se do t’i vrasin së bashku me fëmijët, ua kanë marrë dokumentacionin personal, të hollat dhe stolitë. Disa herë i kanë nxjerrë nga stalla vajzat dhe gratë, prej të cilave disa kanë qenë në muaj të shtyrë të shtatëzanisë. Ato janë detyruar të kenë marrëdhënie seksuale dhe në mënyra të tjera janë poshtëruar dhe shfrytëzuar seksualisht. Kanë dalë njëra pas tjetrës, janë kthyer me rroba të çrregulluara, kanë qenë të terrorizuara dhe nuk kanë dashur të flasin mbi atë se çka ka ndodhur. Njëra ka thënë se e kanë zhveshur deri sa e kanë lakuriquar plotësisht. Herën e fundit kur i kanë marrë pesë vajza dhe tri gra më të moshuara, ushtarët me tel i kanë mbyllur dyert e stallës. Dëshmitarja K24 dhe Xhevahire Rrahmani i kanë dëgjuar tri të shtëna. Asnjëra prej tetë grave dhe vajzave të marra kurrë më nuk janë parë të gjalla.

Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, ushtari ose polici të cilin nuk e kanë parë më herët, ka shkuar në stallë dhe iu ka thënë grave të tjera të kthehen në  Kozhicë/Kožica.


Dëshmitarja K-24

Deklaratë e dhënë para GJPNJ, 22.11.1999.

Shqiptare e Kosovës nga Kozhica/Kožica, amvise. Bashkëshorti i saj ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Në muajin prill të vitit 1999, ka qenë në muajin e nëntë të shtatëzanisë.

Në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill të vitit 1999, pasi që UJ e ka rrethuar fshatin e saj, me nënën, me vjehrrën, me djalin dhe me gratë e tjera e me fëmijët nga familja dhe fqinjët, ka kaluar në shtëpinë e kushërinjve, e cila ka qenë në kodër, sepse kanë besuar se atje do të jenë më të sigurt. Burrat e familjes kanë ikur dhe janë fshehur në bjeshkë.

Te nesërmen në mëngjes, pas orës 7:00, në atë shtëpi erdhën gjashtë ose shtatë ushtarë të Ushtrisë Jugosllave. Ata kishin veshur uniforma kamuflimi të gjelbër në të verdhë, në mëngë kishin shirita të kuq dhe disa prej tyre kishin kapela kamuflimi me majë të madhe të rrumbullakët. Ata filluan të na bërtitnin. Dhe unë kuptova fjalën serbe që do të thorë “shpejt”; ata po na bërtitnin të shkonim shpejt në Qirez. Ata kishin automatikë të mëdhenj. Na kontrolluan dhe na morën të holla, stoli dhe lëternjoftimet. Unë kisha disa çanta të vogla me ushqime dhe me rroba pr të ndërruar foshnjen time, por ata na thane t’i linim atje. Hoqa nga gishtat tri unaza dhe ua dhashë atyre. Kisha me vete 300 DM dhe stoli të tjera por ato i fsheha në rrobat e mia. Leternjoftimi im ishte ne njeren nga 9antat qe lashe atje. Ata morën një nga 9antat e mia, e kthyen përmbys, buka ra dhe ata filluan t’a shtypnin në këmbë.

Të nesërmen herët në mëngjes, gjashtë ose shtatë ushtarë të UJ-së kanë shkuar në atë shtëpi dhe iu kanë urdhëruar grave të pranishme dhe fëmijëve të nisen për Qirez/Ćirez. Tre ushtar janë nisur këmbë për t’i përcjellë deri në Qirez/Ćirez, por në gjysmë të rrugës i ka ndaluar një kamion i vogël ushtarak, me të cilin janë transportuar mbrapsht në KozhicëKožica, ku janë vendosur në shtëpinë e Abedin Dyrmishit. Në atë shtëpi kanë qenë rreth 40 gra dhe fëmijë nga fshatrat përreth.

 

Pas tri ditësh iu është thënë se grupi nga Kozhica/ Kožica duhet të kalojë në Qirez/Ćirez. Tre ushtarë e kanë përcjellë grupin prej njëzetë prej tyre në Qirez/Ćirez, ku janë lënë me tre ushtarë, të cilët në uniforma i kanë pasur shenjat e tigrave, dhe janë vendosur në një stallë. Nën kërcënimin e armëve iu janë marrë paratë, stolitë dhe dokumentacioni personal. Gratë janë kontrolluar deri në zhveshje të plotë dhe janë prekur nëpër pjesët intime të trupit. Vajzat janë nxjerrë nga stalla, një nga një, dhe janë kthyer me rroba të çrregulluara. Dëshmitarja ka dëgjuar se si një nga ushtarët në gjuhën shqipe ka thënë se e ka ther nëntëmbëdhjetë vjeçaren, Antigona Dibrani.

 

Dëshmitarja po ashtu në një rast është nxjerrë nga stalla. I është urdhëruar t’i zhvesh rrobat, kurse pastaj një nga ushtarët i ka hequr pantallonat dhe e ka prekur nëpër pjesët intime të trupit. Dëshmitarja, pas kësaj, i ka humbur ndjenjat. Kur i janë kthyer ndjenjat, edhe ushtari tjetër e ka bërë të njëjtën, me atë rast duke e kërcënuar se me thikë do t’ia nxjerrë fëmijën nga barku i saj.

Pasi që dëshmitarja është kthyer në bodrum, janë nxjerrë pesë vajza dhe tri gra më të moshuara. 

Tre muaj më vonë, dëshmitarja ka mësuar se viktimat janë hedhur të gjalla në bunare, në të cilat edhe janë gjetur mbetjet e tyre mortore.


 

Gratë, pas kthimit në  Kozhicë/Kožica iu kanë rrëfyer “forcave serbe” se çka ka ndodhur. Disa orë më vonë, ushtarët me uniforma njëngjyrëshe të gjelbër i kanë kthyer mbrapsht në Qirez/ Ćirez për të hetuar se çka ka ndodhur me ato tetë gra. Kanë mbetur në Qirez/Ćirezu shumë  ditë. Ushtarët e rregullt iu kanë sjellë ushqim dhe miell si dhe pelena për fëmijët. Së shpejti pastaj janë dërguar në Gllogoc/Glogovac, ku i kanë hipur në autobusët për Maqedoni.

Mbetjet mortore të tetë grave janë gjetur në tre bunare në afërsi të stallës në Ćirez/Qirez dhe i ka ekzaminuar misioni francez i forenzikës në muajin korrik të vitit 1999. Të gjitha, të tetat kanë vdekur nga mbytja, prej nga rezulton se në bunar janë hedhur të gjalla. Së pari janë varrosur në Qirez/Ćirez, e pastaj në “varrezat e martirëve” në Likoshan/Likošan.

Trupi gjykues i GJPNJ ka arritur te përfundimi se në Qirez/Ćirez gjatë sulmit mbi banorët e kësaj komune, mbi shqiptarët e Kosovës, së paku katër gra i janë ekspozuar dhunës seksuale me qëllim që të kryhet diskriminimi ndaj shqiptarëve të Kosovës si grup etnik. Në pajtim me këtë, janë plotësuar të gjitha elementet e abuzimit seksual si formë e ndjekjes, të dënueshëm si krim kundër njerëzimit.

 

I lidhur