Dëshmitari 3, Dëshmitari 6, Ded Krasniqi, Qerim Kuqi, Rrustem Tetaj
Pal Krasniqi Shqiptar i Kosovës nga Peja/ Peć, bujk. Ka qenë i paraburgosur nga data 11 korrik dhe deri më së paku në datën 25
Shtabi i parë i UÇK-së në zonën e Dukagjinit (Dukađin) është themeluar në Jabllanicë/Jablanica dhe Gllogjan/Glođane në muajin shkurt të vitit 1998.
Në krye të shtabit ka qenë Lahi Brahimaj. Nga muaji prill e deri në fund të muajit gusht të vitit 1998 zona e Dukagjinit (Dukađin) ka qenë nën kontrollin e UÇK-së. Në muajin qershor dhe korrik të vitit 1998 në kuadër të shtabit të UÇK-së në Jabllanicë/Jablanica ka funksionuar edhe burgu në të cilin janë mbajtur së paku nëntë të paraburgosur – katër shqiptarë, për shkak të dyshimit se po bashkëpunonin me serbët, një serb, tre malazezë dhe një boshnjak, identiteti i të cilëve nuk është vërtetuar. Burgu dhe shtabi i UÇK-së në Jabllanicë/Jablanica kanë pushuar së funksionuari në datën 2 ose 3 gusht të vitit 1998, kur forcat serbe e kanë marrë kontrollin mbi Jabllanicën/Jablanica.
Të paraburgosurit në periudha të ndryshme janë mbajtur në dy dhoma të ndara të një shtëpie njëkatëshe – gjashtë të paraburgosur, në mesin e të cilëve edhe Dëshmitari 6 dhe Nenad Remishtar (Nenad Remištar), në dhomën në të cilën ka pasur shumë pak dritë, sepse dritarja ka qenë e mbyllur me dërrasa, kurse nuk ka pasur as poq, ndërsa Skender Kuçi, Pal Krasniqi dhe Dëshmitari 3 në dhomën fqinje. Pranë asaj shtëpie është gjendur objekti, në të cilin kanë qenë kuzhina për ushtarët e UÇK-së dhe zyra, si dhe hapësira në të cilën ka qenë i paraburgosur Dëshmitari 6, dhe në të cilën në datën 13 qershor të vitit 1998 është sjellë Nenad Remishtari. Në afërsi ka qenë shtëpia e komandantit të shtabit, Lahi Brahimit, në të cilën janë takuar komandantët e UÇK-së, kurse ka ndodhur që edhe ushtarët të kalojnë natën aty.
Lahi Brahimaj, Nazmi Brahimaj, Hamza Brahimaj, Naser Brahimaj dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së kanë shkuar në ambientet, në të cilat janë mbajtur të paraburgosurit dhe i kanë rrahur me grushte, me shkopinj bejsbolli dhe sende të tjera, ndërsa disa i kanë therë me thikë. Disa të paraburgosur nuk kanë mundur të pinë ujë si dhe as të ushqehen, kurse i kanë kryer edhe nevojat fiziologjike në hapësirën, në të cilën kanë banuar. Për shkak të goditjeve në kokë, të paraburgosurit shpesh e kanë humbur vetëdijen.
Dëshmitari 3, i cili ka qenë i paraburgosur në hapësirën me Skender Kuçin dhe Pal Krasniqin, ka ikur përmes dritares. Skender Kuçi ka vdekur nga pasojat e të rrahurave. Pesë të paraburgosur, në mesin e të cilëve edhe Nenad Remishtari, për herë të fundit janë parë në objektin e paraburgimit.
I akuzuari në Lëndën Haradinaj dhe të tjerët para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPK) Lahi Brahimaj, komandant i shtabit të UÇK-së në Jabllanicë/Jablanica, është dënuar me gjashtë vite burgosje për torturë dhe sjellje të vrazhdë si shkelje e ligjit dhe e zakoneve të luftës. Ramush Haradinaj, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit („Dukađin“), dhe Idriz Balaj, komandant i njësisë speciale ,,Shqiponjat e zeza” (Crni orlovi)“ janë liruar nga përgjegjësia penale lidhur me të gjitha pikat e aktakuzës për shkak të mungesës së provave.
Pal Krasniqi Shqiptar i Kosovës nga Peja/ Peć, bujk. Ka qenë i paraburgosur nga data 11 korrik dhe deri më së paku në datën 25
Nenad Remištar Serb nga Kosova, polic i komunikacionit në Gjakovë/ Đakovica. Pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrëmbyer në datën 13 qershor të vitit 1998 në
This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.
© Glas Žrtava