Mehmet Krasniqi
Shefqet Shehu Shqiptar i Kosovës nga Krusha e Vogël/ Mala Kruša. Është vrarë me armë të zjarrit në datën 26.3.1999 në hambarin e Qazim Batushës.
Krusha e Vogël/Mala Kruša është fshat në kufi të komunave të Prizrenit dhe Rahovecit/Orahovac. Para luftës, fshati i ka pasur rreth 800 banorë, prej të cilëve shumica kanë qenë shqiptar.
Në datën 25.3.1999 pjesëtarët e NjPP e kanë granatuar fshatin, kurse MPB-ja me serb lokal të armatosur pas kësaj ka hyrë në fshat dhe i ka plaçkitur e djegur shtëpitë. Fshatarët serb kanë qenë paraprijës dhe i kanë treguar shtëpitë shqiptare. Shumica e fshatarëve shqiptar kanë ikur në pyll, kurse fqinjët serb pastaj kanë hyrë në shtëpitë e tyre dhe kanë plaçkitur, duke i marrë gjërat me vlerë, traktorët dhe automobilat. Pjesëtarët e forcave serbe i kanë djegur shtëpitë, në të cilat kanë mbetur nëntë shqiptarë.
Në mbrëmje, për shkak të të ftohtit dhe të errësirës, një pjesë e të ikurve janë kthyer në fshat dhe e kanë kaluar natën në shtëpitë e Sejdi Batushës. Të nesërmen, në datën 26.3.1999, rreth orës 10, me dhjetëra pjesëtarë të NjPP, të paraprirë nga fshatarët vendor serb të armatosur e kanë rrethuar lagjen Batusha. Derisa janë afruar, kanë shtënë në vëllezërit Hysen dhe Ramadan Ramadani në oborrin e tyre. Hyseni është qëlluar dhe është vrarë në vend, derisa Ramadani ka arritur deri te lagjja Batusha. Policët iu kanë urdhëruar shqiptarëve që të mblidhen në oborrin e Sejdi Batushës, e pastaj të dalin në rrugë. Atje grave dhe fëmijëve iu kanë urdhëruar të shkojnë në Shqipëri. Nga 110 burra të ndaluar, të gjithë kanë qenë civilë, kurse në mesin e tyre ka pasur edhe djem dhe pleq.
Iu është urdhëruar t’i dorëzojnë dokumentet dhe gjërat me vlerë e pastaj t’i vendosin duart pas qafës dhe në kolonë, nga tre, të shkojnë deri te prona e Qazim Batushës, në afërsi.
Në atë pronë, në dy ambiente dhe në korridorin e hambarit i kanë futur të gjithë burrat. Policët janë vendosur në dyert dhe dritaret e hambarit dhe në ta kanë hapur zjarr nga pushkët automatike. Disa burra janë vrarë në vendin e ngjarjes. Pastaj policët kanë hyrë në hambar dhe nga revolet kanë shtënë në secilin, i cili ka dhënë shenja jete. Pastaj mbi trupa kanë derdhur tretësira të ndezshme, mbi ta kanë vendos misër dhe i kanë djegur. Në atë moment, disa prej tyre ende kanë qenë të gjallë. Kanë kërcyer nga dritaret në anën e kundërt dhe kanë vrapuar. Gjatë përpjekjeve për të ikur janë vrarë katër burra. Gjashtë kanë mbijetuar: Qamil Shehu, Lutfi Ramadani, Bajram Zylfiu, Agim Asllani, Petrit Rashkaj dhe Mehmet Krasniqi. Atë ditë, janë vrarë 104 burra.
Disa dëshmitarë okularë kanë parë se si policët dhe serbët lokal, në mesin e të cilëve edhe Darko Tasić, e kanë hedhur kamionin me trupa në lumin Drini i Bardhë/Beli Drim. Nga kamioni janë dëgjuar edhe disa klithma, por pas të shtënave në rafalë ato klithma janë heshtur. Kamioni nuk ka mundur plotësisht të fundoset në ujë dhe, së këndejmi, Darko Tasić dhe të tjerët e kanë lyer me benzinë dhe e kanë djegur. Është djegur gjatë tri ditëve të ardhshme, kur, për shkak të shirave, është ngritur niveli i ujit dhe rryma e ujit të lumit i ka bartur trupat.
Pas kthimit në fshat pas luftës, fshatarët, në vendin ku ka qenë hambari i Qazima Batushës e kanë gjetur një krater të madh në tokë, derisa kamioni është gjendur në të njëjtin vend. Në muajin korrik të vitit 1999, ekipi i mjekoligjorëve të TPNJ ka konstatuar se hambari është shkatërruar me eksploziv dhe është rrafshuar me tokë. Përgjatë lumit Drini i Bardhë/Beli Drim janë gjetur disa eshtra, këpucë dhe pjesë të rrobave. Fshatarët me anë të eskavatorit e kanë tërhequr kamionin nga uji. Në pjesën e pasme janë gjetur pjesë të eshtrave të djegur dhe të rrobave.
Nga viktimat, mbetjet mortore të të cilave janë identifikuar, vetëm dy janë gjetur në muajin korrik të vitit 1999 dhe atë disa qindra metra larg nga hambari. Pesëmbëdhjetë prej tyre janë zhvarrosur nga varreza masive në Shirokë/Široka, janë identifikuar dhe iu janë dorëzuar familjeve në datën 23.3.2007. Mbetjet mortore të 23 viktimave janë dorëzuar më vonë. Mbetjet mortore edhe të 64 viktimave nuk janë gjetur dhe zhdukja e tyre është evidencuar në KNKK.
Për vrasjen e civilëve në Krushë të Vogël/Mala Kruša në muajin mars të vitit 1999, krahas veprave të tjera, TPNJ e ka dënuar Vllastimit Gjorgjeviqin (Vlastimir Đorđević), ndihmësin e ministrit të MPB-së së RS të Serbisë dhe shef i Resorit për siguri publike, me 18 vite; Nikolla Shainoviqin (Nikola Šainović), Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së RFJ-së, me 18 vite; Nebojsha Pavkoviqin (Nebojša Pavković), komandantin e Armatës së Tretë të UJ me 22 vite; dhe Sreten Llukiqin (Sreten Lukić), shef i Shtabit të MPB-së së RS në K dhe M me 20 vite burgosje.
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur fajtor Darko Tasiqin për përdhosje të trupave të personave të paidentifikuar, për djegien e tyre dhe hedhjen në lumin Drin/Drim, si dhe për atë se në cilësinë e anëtarit të formacionit rezervë të policisë, së bashku me persona të tjerë, ka marrë pjesë në plaçkitjen, djegien joligjore dhe të qëllimshme të shtëpive, që nuk ka qenë e arsyetuar me nevojat ushtarake. Gjykata Supreme e ka konfirmuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 11 vitesh, të cilin ia ka shqiptuar Tasiqit Gjykata e Apelit në Prishtinë/Priština.
Shefqet Shehu Shqiptar i Kosovës nga Krusha e Vogël/ Mala Kruša. Është vrarë me armë të zjarrit në datën 26.3.1999 në hambarin e Qazim Batushës.
Hysen Ramadani Shqiptar i Kosovës nga Krusha e Vogël/ Mala Kruša. Është vrarë në datën 26.3.2021, në oborrin e tij, pasi që është kthyer nga
This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.
© Glas Žrtava