VIKTIMAT E LUFTËS NË TERRITORIN E ISH JUGOSLLAVISË 1991-2001

Vlerësimi mbi 130.000 njerëz, të cilët e kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe 10.000 të zhdukur, në territorin e ish RSFJ-së , buron nga organizatat joqeveritare , të cilat kanë ardhur deri te ai numër në bazë të listave të publikuara të emrave të viktimave e të cilat në qarqet profesionale, nga ana e viktimave dhe në opinionin publik, janë pranuar si reale, vlerësojnë Shërbimet Demografike të GJNPJ mbi numrin e viktimave njerëzore në B dhe H prej vitit 1992e deri në vitin 1995,  libri „Konflikti në numra “ („Conflict in numbers“) të demografes Eva Tabeau, dhe një numër i emrave të viktimave të krimeve të luftës, identiteti i të cilave është vërtetuar në lëndët e GJNPJ dhe në gjykatat vendore.

Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RRPK) e vazhdon procesin KOMRA, e promovon nevojën shoqërore që të përpilohet regjistri rajonal i viktimave në luftërat e viteve nëntëdhjetë. Se është bërë mjaft shumë,  këtë e tregojnë të dhënat mbi evidencat emër për emër të viktimave, autorët e të cilave e kanë arritur mbështetjen e viktimave, të medieve, të opinionit profesional dhe të atij të gjerë. Ato evidenca janë të besueshme, të bazuara në shumë burime të pavarura mbi secilën viktimë individuale dhe përbëjnë bazën për një regjistër të gjithëmbarshëm të viktimave, të cilin do ta realizojnë disa lider të ri në Ballkan.

Qendra Kroate Memoriale-Dokumentuese e Luftës Atdhetare në muajin janar të vitit 2018 i ka publikuar të dhënat se në luftën në Kroaci jetën e kanë humbur, me të zhdukurit, 22.211 persona, dhe atë 13.914 të vrarë në anën kroate dhe 7.204 në hapësirën e Republikës Srpska Krajina. Qendra asokohe ka paralajmëruar publikimin e emrave , por kjo ende nuk është bërë.

Documenta, anëtare e RRPK, e ka përpiluar listën me 9.384 emra të viktimave të vrara në luftën në Kroaci.

Qendra Dokumentuese -Informuese Veritas e ka përpiluar listën e serbëve të vrarë në territorin e Kroacisë me  7.389 emra.

Qendra Hulumtuese-Dokumentuese (QHD) i ka publikuar emrat e 100.885 njerëzve, të cilët e kanë humbur jetën në  B dhe H, në katër vëllime të Librit Boshnjak të të Vdekurve. 

Fondi për të Drejtën Humanitare e ka përpiluar listën e shtetasve të Serbisë dhe të Malit të Zi, të cilët e kanë humbur jetën ose janë zhdukur  në luftën në Kroaci dhe në B dhe H me emrat e 2.051 personave.

Fondi për të Drejtën Humanitare dhe  Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë e kanë publikuar evidencën e viktimave në lidhje me luftën në Kosovë me emrat e 13.617  viktimave, duke përfshirë edhe emrat e 1.642 personave të zhdukur. Kjo evidencë, e bazuar në mbi 50.000 burime, konsiderohet evidenca më e besueshme mbi viktimat e njëmendta në lidhje me luftën në Kosovë në vitet 1998–2000.

1991-1995

Emrat e njerëzve, të cilët e kanë humbur jetën ose janë zhdukur në luftërat në territorin e Kroacisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës

1. Documenta

2. Veritas

3. Fond za humanitarno pravo

4. Bosanka knjiga mrtvih (BKM)

TOM I

TOM II

TOM III

TOM IV

1998-2000

Emrat e njerëzve, të cilët e kanë humbur jetën ose janë zhdukur në lidhje me luftën në  Kosovë