KOMRA është shkurtesa e emrit të plotë të Komisionit Rajonal për verifikimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në territorin e ish RSFJ-së, për themelimin e të cilit angazhohet Koalicioni për KOMRA-n që nga viti 2006.
Procesi KOMRA ka filluar me debatin mbi instrumentet për zbulimin dhe paraqitjen e fakteve mbi të kaluarën në muajin maj të vitit 2006, në Forumin e I-rë për Drejtësinë Tranzicionale në vendet post-jugosllave, që i kanë organizuar Fondi për të Drejtën Humanitare (Serbi), Qendra Hulumtuese-dokumentuese (B dhe H) dhe Documenta (Kroaci).
Koalicioni për KOMRA-n në periudhën prej muajit maj të vitit 2006 e deri në muajin mars të vitit 2011 ka organizuar një debat gjithëpërfshirës shoqëror mbi mandatin e KOMRA-s . Zyrtarisht është formuar në datën 28.10.2008 në Prishtinë/Priština në Kosovë, në kuadër të Forumit të IV-të për Drejtësinë Tranzicionale në vendet post-jugosllave, me anë të vendimit të 100 organizatave dhe shoqatave, të cilat kanë marrë pjesë në Forum. Prej atëherë, Koalicioni për KOMRA-n ka tubuar 2050 organizata joqeveritare, të cilat merren me të drejtat e njeriut, shoqatat e personave të paraburgosur në kampet e përqendrimit, shoqata të refugjatëve, shoqata të familjeve të të zhdukurve, artistë, shkrimtarë, juristë dhe intelektualë të tjerë të shquar, të cilët e avokojnë idenë se vendet e krijuara në territorin e ish Jugosllavisë të formojnë komisionin rajonal, detyrë e të cilit është të vërtetojë emrat e të gjitha viktimave dhe faktet lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën e afërt.
Me qëllim që të fitojë përkrahjen për themelimin e KOMRA-s, Koalicioni në muajin maj dhe qershor të vitit 2011 e ka organizuar peticionin për themelimin e KOMRA-s, të cilin e kanë nënshkruar 555.000 qytetarë nga të gjitha vendet post-jugosllave.
Është formuar Ekipi i avokuesve publik dhe avokimi ka rezultuar me vendimin mbi emërimin e të dërguarve personal për KOMRA-n nga ana e kryetarëve të secilit shtet të krijuar nga shpërbërja e ish Jugosllavisë.
Bashkëpunimi shumëvjeçar i Koalicionit për KOMRA-n me kryetarët dhe qeveritë e vendeve nga hapësira e ish Jugosllavisë në përcaktimin e mandatit të KOMRA-s është rrezikuar seriozisht me heqjen dorë të Kroacisë nga qasja rajonale në ballafaqimin me të kaluarën në vitin 2015, me zgjedhjen e Kolinda Grabar Kitaroviqit për kryetare të Republikës së Kroacisë. Ndërprerja e përkrahjes së anëtarit boshnjak dhe kroat të Presidencës së B dhe H (2019), në emër të prioriteteve të reja politike, krahas qëndrimit të Republika Srpska (dhe anëtarit të saj të Presidencës së B dhe H) lidhur me përkrahjen e Nismës, se pajtimi nuk mund të bazohet në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës, e kanë bllokuar procesin KOMRA.
Në kushte të tilla politike, si dhe duke e pasur parasysh se Koalicioni për KOMRA-n e ka vërtetuar identitetin dhe rrethanat e vrasjes së rreth 15.000 viktimave të luftës së viteve nëntëdhjetë, Koalicioni për KOMRA-n në Kuvendin e vet, në datën 15.12.2019, e ka sjellë vendimin mbi ristrukturimin e Nismës KOMRA, në bazë të të cilit kujdesin për hartimin e Regjistrit Rajonal të viktimave të luftërave në territorin e ish Jugosllavisë ta marrë përsipër Koalicioni për KOMRA-n me emrin Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK). Në harmoni me këtë vendim, RrPK i ka përcaktuar prioritetet e veta hulumtuese – dokumentimin e viktimave dhe të zhdukjeve të përdhunshme në lidhje me luftën në Kosovë dhe me vendet e paraburgimit në B dhe H si dhe krijimin e platformës digjitale kundër harrimit, i cili i mbulon viktimat e luftërave prej vitit 1991 e deri në vitin 2001.
This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.
© Glas Žrtava